Tenis/ Sinner dhe Musetti pa Kupën Davies: Duhet të kapin ritmin

Tenis/ Sinner dhe Musetti pa Kupën Davies: Duhet të kapin ritmin

Lorenzo Musetti dhe Jannik Sinner

Tanimë është e konfirmuar, Jannik Sinner dhe Lorenzo Musetti nuk do jenë pjesë e Kupës Davies në "Unipol Arena" të Bolonjës, eventi i tenisit që nis nga e marta e 10 shtatorit.

Të dy tenistët italianë janë në formë jo të mirë, duke qenë se vijnë nga dëmtimet dhe kanë pritshmëri të larta. Sinner vetëm pak muaj më parë siguroi vendin e parë në listën botërore.

Musetti e kishte parashikuar mungesën e tij në profilet e rrjeteve sociale. “Pas një diskutimi me kapitenin, ekipin dhe stafin, ku vlerësuam gjendjen time aktuale psikofizike dhe objektivat që na shqetësojnë nga tani deri në fund të vitit, morëm me marrëveshje të ndërsjellë vendimi që nuk do të jem në Bolonjë për Kupën e Davis”, ka shkruar ai në një postim në Instagram.

Skuadra italiane do të dalë në fushë për të mbrojtur trofeun e fituar nëntorin e kaluar në Malaga. “Ishte një zgjedhje e dhimbshme dhe më vjen keq që më duhet të heq dorë nga ky takim i ri i rëndësishëm me fanellën blu për të cilën më intereson shumë – ka shkruar sërish Musetti – Jam i sigurt që djemtë do ta tregojnë veten, do t’i mbështes me të njëjtin pasion me të cilin kam mbrojtur ngjyrat blu në Paris dhe shpresoj të gjej sërish shokët e mi në Malaga”.

Kapiteni italian Filippo Volandri ka thirrur Matteo Berrettini, Matteo Arnaldi, Flavio Cobolli, Andrea Vavassori dhe Simone Bolelli.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?