Tenisi, noti, aerobia - tre sportet
më të mira për shëndetin
Jo vrapi, as futbolli, por tenisi, noti dhe aerobia parandalojnë mundësinë e vdekjes së hershme.
As vrapi, as futbolli, por tenisi, noti dhe aerobia parandalojnë mundësinë e vdekjes së hershme.
Sipas hulumtimeve ndërkombëtare të bëra në Universitetin e Sidneit, tenisi, noti dhe aerobia janë tre sportet më të mira për shëndetin. Ndërsa futbolli dhe vrapimi janë më pak të dobishme dhe nuk e parandalojnë mundësinë e vdekjes së hershme.
Sipas studimit të botuar në revistën britanike British Journal of Sports Medicine, grupi studimor i drejtuar nga profesor Emmanuel Stamatakis, kishte analizuar të dhënat e më shumë se 80,300 vetëve me moshë mesatare 52 vjeç.
Personat pjesëmarrës në studim ishin vëzhguar për nëntë vjet. Gjatë kësaj periudhe nga grupi i vëzhguar vdiqën për arsye të ndryshme 8,790 vetë.
Tenisi redukton shkaqet e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës
Studimi tregoi se rreziku i vdekjes nga shkaqe që lidhen me shëndetin qe zvogëluar me 47 për qind në grupin e personave që merreshin me tenis, apo badminton dhe se sidomos tenisi i redukton shanset e vdekjes nga një sëmundje kardiake me 56 për qind.
Personat që merren me not mund të kenë një rënie prej 28 për qind të rrezikut për të vdekur nga shkaqe që lidhen me shëndetin.
Një gjë e ngjashme u konstatua edhe tek personat që merren me aerobi dhe gjimnastikë, sepse sipas studimit në këtë grup testuesish u vu re një rënie prej 46 për qind.DW
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
29%
-
Njësoj
16.1%
-
Më keq
54.9%
Vota total: 5153
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U mposht nga një 'mashkull', boksierja italiane e shokuar: Pyesja veten me kë po përballem? Nuk ngjitem më në ring
2 Gusht, 10:00
-
Dosja e vëllezërve 'Çopja'/ Ish-gjyqtarja e Elbasanit në GJKKO për t’u njohur me masën ‘arrest në shtëpi’
2 Gusht, 09:47
-
Nga banda e ‘Diabolikut’ te prangat në Dubai, merr fund arratia për ‘mbretin e narkotikëve’, Dorian Petoku! Si u arratis nga qendra e rehabilitimit në Itali
2 Gusht, 09:42
-
Aeroporti i Shkupit reagon pasi tentuan t’i marrin telefonin Vjosa Osmanit: Vepruam në përputhje me ligjin! Gërvalla: Kemi kërkuar sqarime
2 Gusht, 09:40
-
Olimpiada/ E bija fitoi medaljen e artë, i ati arrestohet në Paris për sulm seksual
2 Gusht, 09:30
-
Rama me pushime në Dhërmi, mesazh për turizmin: 1.2 mln pasagjerë në korrik nga Rinasi, rritet edhe fluksi nga Kosova! Gojët me qime na duhen kundër syrit të keq
2 Gusht, 09:26
-
Eduard Zaloshnja: Rreth 1900 emigrantë votuan vjet në Bashkinë Himarë, po sivjet?
2 Gusht, 09:13
-
Futbolli shqiptar dështoi në Kupat e Evropës, UEFA akordon 2.31 mln euro për katër klubet e Superligës
2 Gusht, 09:07
-
Në kërkim për kanosje e ngacmimin seksual, 62-vjeçari kapet në Gjermani! Pritet ekstradimi në Shqipëri
2 Gusht, 08:55
-
Zjarret/ Ministri Vengu në Qendrën Operacionale të Mbrojtjes Civile: Bashkëpunimi me Bashkitë dhe modernizimi i mjeteve, me rëndësi për reagim të shpejtë
2 Gusht, 08:44
-
Incidenti me Osmanin në aeroportin e Shkupit, Ministria e Jashtme e Kosovës: Trajtim jodinjitoz, kemi kërkuar sqarime
2 Gusht, 08:39
-
Paris 2024/ Dominon Kina, SHBA-të në ndjekje! Medaljet e fituara pas ditës së gjashtë në Olimpiadë
2 Gusht, 08:33