Tenisti francez Maxime Hamou ka tentuar të puth gazetaren gjatë një transmetimi live, e për këtë arsye ai është përjashtuar nga “French Open” për gjatë gjithë kohëzgjatjes së turit.

Teksa po bënte disa fotografi me tifozët e tij, gazetarja e e Eurosport Maly Thomas iu afrua për ta marrë në intervistë, Hamou e ka përqafuar dhe tentuar ta puthë.

Gazetarja ka bërë rezistencë por pa e hequr buzëqeshjen nga fytyra.

Ajo e ka përshkruar episodin si “sinqerisht i pakëndshëm” në një intervistë për Huffington Post France, duke shtuar “nëse nuk do të isha live në transmetim, do ta kisha goditur”.