Tenistja Maria Sharapova ka kurorëzuar me sukses rrugën e gjatë dhe të lodhshme duke u shpallur fituese e turneut ‘Roland Garros’ për 2014. Rusja zhvilloi një super ndeshje përballë Halep duke e mundur me rezultatin 2-1 me sete. Setin e parë e fitoi Sharapova me rezultatin 6-4, ndërsa Halep barazoi në setin e dytë 6-7.
Seti i tretë dhe final ishte më i forti mes dy konkurrenteve, por eksperienca e ruses vendosi duke bërë diferencën pasi e fitoi sërish 6-4. Ky ishte trofeu i dytë i ‘Roland Garros’ për Sharapovën në karrierë. Pas finales tenistja u shpreh mjaft e emocionuar “ishte një finale spektakolare, një ndër më të vështirat që kam luajtur.
Jam shumë e emocionuar pas fitores, ky është titulli im i dytë që fitoj në ‘Roland Garros’. Është dicka e mrekullueshme, një ndjejë e pabesueshme” deklaroi ajo. Sharapova fituese e disa titujve në disa Grand Slame është një ndër sportistet më të pasura në botë.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO