Tenori Agim Hushi rikthehet pas 7 vitesh
në skenën e Operës kombëtare 

Tenori Agim Hushi rikthehet pas 7 vitesh<br />në skenën e Operës kombëtare 
Opera “Tosca” rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të mërkurën, pasi u dha premierë në janar të po këtij viti.

Megjithatë, nuk do të mungojnë risitë e kësaj here. Rolin e Cavarados do ta këndojë tenori Agim Hushi, i cili rikthehet në këtë skenë pas 7 vitesh mungesë.

Ai ka qenë i pari që e ka interpretuar këtë rol në TKOB e njëkohësisht e ka rolin më të arrirë në skenat botërore. 

agim hushi

Agim Hushi ka lënë një testament në historinë e operës shqiptare me rolet dhe zërin e tij.

Në një intervistë për A1 Report ai shpjegoi arsyet e dorëheqjes së tij nga opera duke thënë se ai do të ngelet në memorien e Operës duke i hapur dyert artistëve të rinj.

Agim Hushi i cili emrin e tij e ka gdhendur në skenën e Teatrit Operës dhe Baletit si Cavaradosi i parë shqiptarë, roli i parë në operën Cavalleria Rusticana, ai ka krijuar recitalin e parë shqiptarë si dhe role të shumta në këtë skenë.

agim hushi

Opera “Tosca” do të ngjitet në skenën e Tetarit të Operës dhe Baletit me tenorin e parë të saj Agim Hushin dhe kjo do të jetë hera e fundit e interpretimit të tij.

Ndaj A1 Report i shkëputi një pjesë të vogël të këtij zëri magjepsës si lamtumira e fundit e jetës së tij operistike.
Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato