Tenori Agim Hushi: Si më shkroi
mbretëresha e Anglisë për CD

Tenori Agim Hushi: Si më shkroi<br />mbretëresha e Anglisë për CD
“Kemi pak njerëz si Agim Hushi në botë”, shprehet gazetarja Mira Kazhani ndërsa ka ftuar në intervistë në studion e transmetimit të lajmeve të A1 Report tenorin e famshëm Agim Hushi. Tenori shqiptar kohët e fundit ka korrur sukses të madh me Albumin “Amore Grande”, ku ka marrë një vëmendje të madhe nga adhuruesit e muzikës klasike. Ky album me 18 këngë, që përmban përmbledhjen e kryeveprave të muzikës botërore nga Di Stefano te Pavaroti, ka qenë për tenorin Hushi, sfida më e madhe e karrierës së tij muzikore.
 
Agim kujt i dedikohet “Amore Grande?
-I dedikohet dashurisë së madhe. Marrëdhëniet njerëzore të natyrës dhe universit që prekim para vetes. Të gjitha duhet të kenë brenda një “Amore Grande”.

Pra nuk është fjalë vetëm për një dashuri speciale që iu dedikohet çifteve të dashuruara?
-Është një përmbajtje e thellë filozofike para se të them artistike, sepse të kërkosh dashurinë është gjë ë vështirë dhe sot është akoma më vështirë

Ju e keni gjetur...
-Unë e kam gjetur por kërkimi nuk ka fund kurrë.

Si shndërroheni në skenë? 
-Skena është një mrekulli, por puna është një lodhje e bukur që të bënë në fund të dashurohesh. Ka skena dhe prapaskena dhe dihet që pas perdes qëndrojnë skenarë të paimagjinueshëm

Pra keni përballuar edhe prapaskenat në skenat botërore?!
-Fakti që kam dalë në skenë do të thotë se ka prapaskena dhe lufta për të dalë dikush në skenë nis duke shmangur ato prapaskena duke fituar beteja.

Ju ishit një tenor që vinit nga Shqipëria, pra nga një vend i vogël në Austri?
-E vërteta është se unë do të plotësoja pak këtë, sepse  Austria është stacioni im i fundit unë e kam lënë Shqipërinë në vitin 1992 për t’u diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura të Budapestit. Të lije Shqipërinë në atë kohë nuk ishte kollaj. Ishte vështirë të dilje nga një burg me leje. Madje kishim edhe vështirësinë e një emri të një identiteti të pa aprovuar, sepse kishte pasur kurrë debutantë artistë lirikë

Cili ishte momenti i parë?
-Unë besoj jo si artist por si solist dhe për këtë le të pyesim historianët e artit se unë jam artisti i parë shqiptarë që pas komunizmit kam marrë një kontratë të plotë si solistë për të kënduar në një teatër të huaj. Kështu që nga ’93-shi vijoj të jem solisti kryesor i operave në botë. 

Kur dëgjon duartrokitjet çfarë ndjen?

-Duartrokitja varet nga temperamenti i artistit. Nganjëherë duhen spikatur qartë se ka duartrokitje për dirigjentin, për kompozitorin etj, dhe jo çdo duartrokitje i përket solistit. Por unë duke qenë solistë përcaktoj densitetin e duartrokitjeve që më përkasin. Kam një detaj shumë interesant, kur punoja në operën e Sidnejit. Kur këndova pati një heshtje varri të frikshme që e komentova me bashkëshorten time Kristinën; Çfarë ndodhi?!. Pas kësja heshtjeje erdhi stuhia e duartrokitjeve në fraksion të sekondave pas kësaj pauza e madhe. Ishte emocioni që kishte shokuar sallën, ky për mua është një shou biz. Pikërisht këto efekte janë të dallueshme. Unë e se çfarë i pëlqen publikut, por kur bëhet fjalë për një art të madh, kjo heshtje është më kuptimplote sesa emocioni që unë i jap.  

Ju keni marrë disa mesazhe dhe mes tyre letër të mbretëreshës Elisabet, kë veçoni nga këto?
-Më vjën mirë që e bëni bisedën konkrete. Ka disa që më pyesin që a i kam marrë vërtetë këto letra, Në fakt nuk është biznes i tyre, por është personale dhe unë ua kam komunikuar miqve të mi. Zoti Pjetër Logoreci më tha jam shumë kurioz dhe do më bëni një nder sikur t’i kopjoj. Ai është studiues dhe do t’i fotokopjojë në mënyrë të regjistruar

Transparenca nuk qenka e zhvilluar tek politikanët, por edhe tek e artistët?
-Kjo është një e mirë e madhe të kërkosh të vërtetën, por mbase dikush ndonjë xheloz është bërë merak, por rrugët janë të hapura për të gjithë dhe kush është i zoti të dali në dritë. 

Keni patur falënderime brenda vendit nga presidenti Nishani ose të tjerët?
-Nuk e di nëse është momenti ta diskutojmë, para së gjithash unë jam qytetar shqiptar dhe nderoj më parë emrin tim të familjes dhe të kombit që më ka rritur dhe unë kam obligim qytetar të respektojë presidentin e kombit tim dhe unë kam respekt, edhe pa e njohur personalisht zotin Nishani për qetësinë e tij. Por unë pata një moment të hidhur. Unë nuk kam nevojë të bëjë reklamë e CD-së, por e  ndjeva veten keq si Agim Hushi për heshtjen e tij pas shumë letrave të urimit. Mos mendoni se menaxheri gjerman ka interes për një 100 CD shitjeje në Shqipëri. Unë i çova presidentit një CD dhe pati në heshtje të pakuptimtë. Nga kjo unë mora disa informacione që “qëndrimi juaj majtas apo djathtas ka ndikuar...”

Pra mendoni se ka lidhje me përfshirjen tuaj në politikë kjo sjellje?
-Ka disa momente që unë si qytetar i thjeshtë të shpreh qëndrimin tim nëse jam pyetur për të. Jo vetëm kam bërë mirë se doli e saktë që ajo që dëshiroja dhe u vërtetua me votë që edhe të gjithë shqiptarët e dëshironin. Jam krenar që u shpreha se dëshiroja për një rilindje për shqiptarët. Edhe presidenti i Amerikës ditën e fundit largohet si një qytetar i thjeshtë. Pra përkundrejt vlerësimeve heshtja...Në facebook një zonjë e nderura më shkruan që “Zoti Hushi kam dëgjuar për “Amore Grande” të kënduar nga ju dhe në fillim e kam marrë CD-në me skepticizëm, por më pas jam kthyer në një gjendje tjetër, Të konfirmoj se e kënduar nga ju është më arritja me e madhe e kënduar ndonjëherë nga një italian.

Zoti Hushi, po në Tiranë, kur do të vini për të kënduar?
-Është pak e vështirë të them se sot po shoh teatrin e operës në duar militantëve që marrin hak ndaj njerëzve që besojnë në një filozofi të caktuar. Partitë janë grumbullime intelektuale dhe nuk janë tifozë që ka nisur të arrijë teatri të mohojë “Kalafin” e parë shqiptar që të ngjitet në skenë. Unë uroj që rilindja të sjellë gjëra të bukura për forcat politike shqiptare. “Amore Grande” duhet të jetë motive i çdo jete njerëzore. Unë mendoj që politikën duhet ta udhëheq kultura.

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.10.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri