Tenori i famshëm Placido
Domingo prej së hënës në spital

Tenori i famshëm Placido<br />Domingo prej së hënës në spital
MADRID- Tenori i njohur Placido Domingo është shtruar me urgjencë në një spital në Spanjë për shkak të një mpiksje gjaku në mushkëri.
 
Kështu citohet në një deklaratë të lëshuar nga agjentja e tij Nancy Seltzer.
 
Domingo, ndodhet në spital që prej ditës së hënë në qytetin e tij të lindjes në Madrid, “ku po trajtohet për një mpiksje polmonare e shkaktuar nga një trombozë e thellë venoze”, sipas deklaratës së agjentes së tij.
 
"Maestro Domingo pritet të bëjë një rikthim të plotë," tha Seltzer.
 
“Mjeku i tij i ka këshilluar tenorit të famshëm për të pushuar për tre apo katër javë, që do të thotë se ai nuk performojë në shfaqjet e planifikuara për javën e ardhshme në Madrid”, tha ajo.
 
"Kthimi i saktë për angazhimet e tij mbetet subjekt se sa më shpejt ai mund të shërohet dhe të rifitojë forcën e tij karakteristike," vijon deklarata.
 
Zëri i Placido Domingos është i pakrahasueshëm dhe është një nga tenorët më të shquar të operas të shekullit të 20.
 
Brenda një kohe të shkurtër tenori pushtoi operat më të shquara të botës dhe çmohej si interpretuesi i Giuseppe Verdit si në Londër, Vjenë dhe Milano ashtu edhe në Berlin, Nju Jork, apo Buenos Aires.
 
Gjatë karrierës së tij Domingo ka realizuar një repertor gati të pabesueshëm me rreth 135 role operistike ku në rradhë të parë vepra të romantikës italiane dhe franceze të Verdit, Pucinit, Mascagnit, Bizet, apo Massenet.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)