Tenori shqiptar Pirgu dhe Maestro
Muti në një Requiem për viktimat e luftrave

Tenori shqiptar Pirgu dhe Maestro<br />Muti në një Requiem për viktimat e luftrave
Saimir Pirgu, tenori shqiptarë do të marrë pjesë në zërat solo dirigjuar nga Maestro Riçardo Muti në një Requiem nga Giuseppe Verdi dedikuar viktimave të të gjitha luftrave.

Kjo është ndër ngjarjet kryesore në Festivalin e 25 të Ravennës i cili do të ofrohet për publikun italian në datën 6 korrik.

Në këtë Requiem do të ftohen Presidenti i Republikës, Giorgio Napolitano, Presidenti i Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë dhe përfaqësuesve të institucioneve më të larta në Itali.
 
saimir pirgu requiem

Maestro Muti do të drejtojë të rinjtë e orkestrës Luigi Cherubini, që ai ka themeluar, korin e Friuli Venezia Giulia, si dhe muzikantët dhe këngëtarët e Teatrit Verdi në Trieste dhe ekipet prestigjioze ndërkombëtare të vendeve që morën pjesë në Luftën e Madhe.

saimir pirgu requiem

Zërat solo do të jenë ato të sopranos Tatiana Serjan, Mezzo-soprano Daniela Barcellona, tenori shqiptarë Saimir Pirgu dhe Riçardo Zanellato. Kjo shfaqje do të transmetohet për disa ditë me rradhë pas realizimit të tij, nga kanali televiziv RAI 1.
 
Festivali i Ravennës në këtë edicion të 25 të tij vjen me temën “1914: Viti që ndryshoi botën”. Në kalendarin e aktiviteteve të shumta që do të ketë ky festival ai ka filluar në 5 qershor dhe do të përfundoi në datën 11 korrik. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike