Nuk ulet tensioni në Katalonjë, pas vendimit të Gjykatës së lartë spanjolle për të dënuar ashpërsisht liderët që shpallën pavarësinë nga Madridi në vitin 2017.
Mijëra manifestues në Barcelonë kanë bllokuar aeroportin ndërkombëtar El Prat. Ata kanë djegur rrota makinash dhe dru, duke bllokua rrugët hyrëse drejt aeroportit, dhe duke “pushtuar” të gjithë perimetrin e terminalit.

Forcat speciale të policisë kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur të ndalin përshkallëzimin e situatës. Më shumë se 50 persona kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që protesta ka shkaktuar një kaos në aeroport, duke u anuluar të paktën 108 fluturime.
Vendimi i Gjykatës spanjolle rrezikon që zgjedhjet katalane të 10 nëntorit të zhvillohen në një klimë të tensionuar dhe paradoksale, pasi pjesa dërrmuese e liderëve katalanas janë të arrestuar ose kanë ikur jashtë shtetit për t’i shpëtuar urdhrave të arrestimit.

Dje Gjykata Supreme e Spanjës ka dënuar 12 ish-politikanë dhe aktivistë katalanas për rolet e tyre në lëvizjen e shkëputjes së vitit 2017. Ish nënkryetari rajonal, Oriol Junqueras, u dënua me 13 vjet për keqpërdorim të fondeve publike ndërsa prokuroria kishte kërkuar 25 vjet burg.
Të 12 të dënuarit u gjykuan për veprimet e tyre në një përpjekje të vitit 2017 nga Katalonja për t’u shkëputur nga Spanja pas një referendumi të paligjshëm të pavarësisë. Nëntë prej tyre janë dënuar me burg me burgim deri në 12 vjet, ndërsa të tjerët vetëm për mosbindje dhe nuk do të përfundojnë në burg.
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
44.1%
-
Jo
53.3%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 9839
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Tentoi t'i fshihej kamerave, e dashura e Pique përplaset me shtyllën! Ish-futbollisti s'e mban të qeshurën
7 Shkurt, 21:37
-
U abuzua seksualisht nga Dani Alves, 23-vjeçarja: Nuk dua para, le të shkojë në burg
28 Janar, 15:56
-
Policia gjen prova kundër Dani Alves, kamera trupore filmoi viktimën e përdhunimit
25 Janar, 19:32
-
Ish-bashkëshortja e Dani Alves: Nuk e kisha imagjinuar kurrë , është një tronditje për mua dhe fëmijët
23 Janar, 21:17
-
Mijëra njerëz marshojnë në rrugët e Spanjës në Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas
26 Nëntor 2022, 12:11
-
Barcelona ndalon me ligj pirjen e duhanit në plazhe
1 Korrik 2022, 23:02
-
Video me sopatë në dorë, babai i futbollistit të kombëtares sherr për shtëpinë e tij
3 Maj 2022, 12:58
-
Shkatërrohet grupi shqiptaro-spanjoll, 5 të arrestuar! Mbollën plantacion me marijuanë në magazinë, me vlerë 480 mijë euro! I tradhtoi vjedhja e energjisë elektrike rreth 70 mijë euro
7 Tetor 2021, 18:10
-
Saimir Sula u kthye pa zemër, autoritet spanjolle nisin hetimin pas letërporosisë nga prokuroria shqiptare
9 Prill 2021, 10:57
-
Shqiptari goditet me thikë në Barcelonë, pritet dëshmia për të identifikuar autorët
28 Shkurt 2021, 10:12
-
31-vjeçari Saimir Sula u soll pa zemër nga Barcelona në Tiranë, mbërrin në Spanjë letërporosia e prokurorisë shqiptare me 10 kërkesa
4 Shkurt 2021, 15:34
-
EKSKLUZIVE/ 31-vjeçari pa zemër nga Spanja në Tiranë, Report Tv zbardh dosjen hetimore, prokuroria 10 kërkesa autoriteteve spanjolle! Sula i shkruante motrës: Po më marrin frymën, po vdes
3 Shkurt 2021, 11:50