Tensionet brenda qeverisë greke mbi reformën e sektorit publik janë rritur sot nga ministri i Reformës Administrative, Qiriakos Micotaqis, kur ky i fundit ka pyetur anëtarët e qeverisë dhe veçanërisht socialistët e PASOK-ut rreth vlerësimeve të nëpunësve civilë dhe planet për të shkarkuar edhe 6 500 të tjerë deri në fund të vitit.
Duke folur për televizionin grek Skai TV, siç raporton dhe gazeta "Kathimerini" online, Micotaqis tha se qeveria nuk mund të rrezikojë duke mos mbajtur premtimet e bëra simpatizantëve që i mundësuan ardhjen në pushtet. "Historia na mëson se çdo herë ne jemi përpjekur për të rinegociuar objektivat e rëna dakord", tha ai duke iu referuar emergjencës për tatimin mbi pronat që Greqia kërkonte ta zbatonte në vitin 2011, kur kryetari aktual i PASOK-ut, Evangjelos Venizelos ishte ministër i Financave. Ky koment thumbues është një tregues në rritje i pakënaqësive mes "Demokracisë së re" dhe PASOK-ut mbi çështjen e reformës në sektorin publik. PASOK-u akuzon Micotaqisin se gjithçka e bën për të mbuluar gabimet e tij./ATSH/
/Shqiptarja.com