Tension para zyrave të Belle Air
Qytetarët: Si në '97, piramidë

Tension para zyrave të Belle Air<br />Qytetarët: Si në '97, piramidë
TIRANE - Dhjetra qytetarë të cilët kishin blerë biletat tek kompania “Belle Air” kanë shkuar para zyrave të kompanisë "Belle Air" , në qendër të Tiranës dhe të irrituar kërkojnë zgjidhje.

Qytetarët e irrituar thonë se prej muajsh kanë prerë biletat dhe kompania kërkon që të paguhet dhe 60 euro të tjera shtesë në rast se duan të udhëtojnë drejt Italisë. Jo vetëm kaq qytetarët thonë se këto linja nuk të çojnë në destinacionin për të cilin e kishin prerë biletën disa ditë më parë.
 
Ndërsa për Greqinë, kjo kompani nuk ka asnjë fluturim. Për qytetarët të cilët kanë prerë biletën drejt Greqisë, zyrtarë të kompanisë i kanë thënë se duhet të presni 30 ditë dhe kompania do i kontakojë me telefon, ose për t'i njoftuar për një fluturim të mundshëm, ose do të rimbursohen.
   
Disa përfaqësues të policisë private ndodhen para portës së zyrës së Belle Air për të ruajtur rendin.

“Kemi prerë biltetat, 300 euro vajtje-ardhje. Tani na kërkojnë lekë të tjera prapë. Shteti të vërë dorë. Kam sot dhe dje që kam ardhur. Njëra biletë e nxorrën pa vulë”- thotë një qytetar.

Një tjetër ngre pyetjen një zyrtari që ndodhet pas derës së xhamtë. “A keni pasur të drejtë kur morët lekë?! “

“Kam 5 orë që pres. Duan të verifikojmë biletën, Kemi paguar 250 euro tani më thonë të paguajnë 60 euro të tjera. Lekët i morën. U bë si në 1997, si piramidë."

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit