Tensione gjatë shoqërimit në GjKKO të gjyqtares Mimoza Margjeka: Nuk dinin ku të më çonin, më dërguan në bodrum

Tensione gjatë shoqërimit në GjKKO të gjyqtares Mimoza Margjeka. Margjeka kundërshton mënyrën e shoqërimit, sipas së cilës nuk ka pasur një police grua, siç e parashikon ligji dhe pretendon se e gjitha është një proces i stisur pasi nuk ka njohur zgjedhjen e Valbona Sakos në krye të Bashkisë së Durrësit.

"Kam 5 orë që pres policinë që të vijnë të më shoqërojnë. në 09:30 jam bërë gati dhe kam njoftuar avokatin dhe të gjithë. Nuk ka shkresë shoqërimi. Unë nuk kam asnjë, janë stisje të shtetit, një police femër nuk kishit dhe më çuat në bodrum. Unë nuk jam njeri ordiner, kur ma bëni mua. Një urdhër e kanë marrë dorazi se kanë harruar, harrojnë gjyqtarin që e bën zhele për dy ditë, ca i bëni njerëzve ju. Është e turpshme, po më dhemb koka. E kam pritur një vit që pres të më arrestojnë, Jam e kënaqur që e bën. Gjykata të kontrolloj dokumentet se i bëjnë mbrapa", tha Margjeka. 


Lajmi kryesor:

6 mijë € për të liruar të burgosurin/ Tensione në GJKKO, gjyqtarja: Kam 1 vit që pres arrestimin! E stisur se s'njoha Valbona Sakon në krye të Bashkisë Durrës!


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja