Tensione mes Partizanit dhe
FSHF për fondet e UEFA-s

Tensione mes Partizanit dhe<br />FSHF për fondet e UEFA-s
Nisur nga paqartësitë e bëra publike nga klubi Partizani në lidhje me fondin e solidaritetit, Fedarata Shqiptare e Futbollit në një deklaratë për mediat ka sqaruar ngjarjen shqetësuese që ka ndodhur kohët e fundit.

Sipas tyre FK Partizanit nuk i është akorduar fondi i solidaritetit në vitet e tjera pasi nuk ka qenë pjesë e Kategorisë Superiore. Gjithashtu administrimi aktual nuk ka trashëguar dhe nuk po shlyen asnjë borxh nga e kaluara.

Por i menjëhershëm ka qënë reagimi i klubit kryeqytetas, ku përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook kanë kërkuar transparencë të plotë nga ana e FSHF-së dhe se nëse nuk do të gjejnë zgjidhje do ta ndjekin çështjen edhe në rrugë administrative.
.
Deklarata e plotë e klubit Partizani:

“Pasi lexuam deklaratën e përfaqësuesit të FSHF-së, i cili flet në emër të institucionit dhe kështu si në përgjigje të shpejte, pa dashur ta personalizojmë, fillimisht i sugjerojmë të hapë fjalorin dhe të sqarojë me veten kuptimin e fjalës transparencë. E themi këtë sepse nga përmbajtja e rrëmujshme e deklaratës nuk faktohet apo dokumentohet asgjë nga ato që ky drejtor i ri pretendon lidhur me përfitimet e FK Partizanit nga fondi i solidaritetit të UEFA-s, veçanërisht për tre vitet e gjashtë muajt e fundit për të cilat kemi shfaqur më shumë interes, e për rrjedhojë ngrihen edhe më shumë pikëpyetje. Meqe flitet në emer të institucionit, cilën nga deklaratat e FSHF-së të besojmë, atë të djeshmen apo atë të sotmen? Dmth nëse dje pretendohej se fondi është shfrytëzuar për të shlyer borxhet e Partizanit sot na del një deklaratë tjetër ku pretendohet se Partizani s’ka borxhe të mbartura dhe fondi nuk është akorduar sepse Partizani nuk mund ta përfitonte se nuk ka qenë pjesë e Kategorisë Superiore. Pra cilën të besojmë? Citohet që një pjesë e fondit për sezonin 2014-2015 është shfrytëzuar për financimin e fushës me bar artificial. Mirë do të ishte nëse Partizani do të kishte fusha në pronësi, por dihet botërisht (edhe arsyet përse) që deri aktualisht Partizani nuk ka fusha në administrim apo pronësi. Pra për cilën fushë e ka fjalën FSHF dhe a ka mundësi të sqarohet a është akorduar ky fond apo jo, apo është kërkuar ndryshe nga ana jonë, se s’merret vesh as përmbajtja e deklaratës dhe as kronologjia e ngjarjeve? Transparencë e detajuar do të bëhej vërtet nëse do të dilnin publikisht dhe shkresat ku ne paskemi kërkuar që ky fond të bashkohej me investimin për ndërtimin e një fushe me vlerë 250 mijë euro. Të deklarosh dy a tre shifra s’do të thotë që ke faktuar me detaje. Thuhet që nga sezoni 2015-2016 ne si Partizan kemi përfituar rreth 54.000 euro. Pyetja është kur, sepse jo më larg se para 3 javëve ka ardhur njoftimi zyrtar me firmën e Presidentit Duka për fondin e 2014-2015. Kjo ka ndodhur vetëm 1 ditë pas artikullit në gazetë për këtë problematikë. A ka mundësi të sqarohet ky moment sepse si ka mundësi që pretendohet se është kaluar fondi për 2015-16, kur më pak se 1 muaj më parë jemi njoftuar për fondin e 2014-15 që kalon në Janar. Patjeter që do kërkohet dokumentacioni nga jonë në FSHF, si dhe do të ballafaqohet me ato që presim nga UEFA, sepse kur deklaratat që jepen në emër të këtij institucioni vënë në dyshim vetë shkresat e firmosura nga drejtuesit më të lartë të FSHF, ballafaqimi është hapi i parë i nevojshëm për ndjekjen e kësaj çështje deri në fund. Tanimë do të vijojmë ta ndjekim këtë çështje vetëm në rrugë administrative.”

Gerald Burba
Sekretar i Përgjithshëm FK Partizani

Redaksia Online
K.M Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve