Një situatë tensionuese ka ndodhur në qendrën e numërimit në Durrës. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj i shoqëruar edhe nga militantë të PD-së teksa ka kaluar pranë qendrës së numërimit, është ndeshur me ovacione për fitoren nga simpatizantë të PS-së.

Aty pranë ndodhej edhe ish-kryebashkiaku i PS-së në Durrës, Vangjush Dako. Mësohet se mes militantëve të dy palëve politike ka pasur sharje dhe ofendime, por gjithçka është mbyllur vetëm në dhunë verbale dhe jo fizike.

'Ik, ik, ik (Ovacione)'- i drejtohen mbështetësit e PS-së Ferdianand Xhaferrajt.

Xhaferraj: Ik mor zagar!

Mbështetësi i PS-së: Ça zagari qenkam unë! Je më i mirë se unë ti (E qëllojnë me shishe) Mbaje men o ti o unë këtu!

Xhaferraj: Llumi, llumi jeni, llumi i qytetit.