Tensione në gjyqin e Izet Haxhisë/ Avokati kërkon përjashtimin e gjyqtarit: Ka lidhje me vajzën e Sali Berishës

Tensione në gjyqin e Izet Haxhisë/ Avokati kërkon përjashtimin e gjyqtarit: Ka lidhje me vajzën e Sali Berishës

Izet Haxhia dhe Sali Berisha

TIRANË - Gjyqi i Izet Haxhisë në Gjykatën e Apelit në Tiranë për masën e sigurisë është shoqëruar me tensione dhe akuza të forta, pasi i pandehuri ka akuzuar se gruaja e gjyqtarit të çështjes ka lidhje të ngushta me vajzën e Berishës. Gazeta Sot raporton se Haxhia ka dalë kundër pjesëmarrjes së Asim Vokshit në trupën gjyqësore. Sipas tij, ai ka lidhje me Sali Berishën, ndërkohë që shtoi se ky i fundit është personi përgjegjës për eliminimin e Azem Hajdarit.

“Ju nuk duhet të jeni në përbërjen të trupit gjykues sepse keni pengesë ligjore, dyshimin tonë të arsyeshëm për anësi, duke qenë kundër interesave të ligjshme të të pandehurit Izet Haxhia. Personi kyç, akuzatori i vetëm kundër Izet Haxhisë, si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, është Sali Berisha. Ky person, meqenëse ishte i interesuari i vetëm për vrasjen e Azem Hajdarit dhe e nxori atë në pritë, duke u bërë bashkëpunëtori kryesor i këtij krimi të rëndë, ka shpejtuar të krijojë dhe të denoncojë në ambasadën e SHBA ‘alibinë’ sikur ishte dhe Izet Haxhia bashkëpunëtor me ekzekutorin. Lidhjet tuaja me Sali Berishën për rrjedhojë interesi për të qenë kundër Izet Haxhisë dhe të drejtës që kërkon të zbardhë ai, janë të atilla, sa duhet t’u bënin juve të paraqisnit një kërkesë kryetarit të gjykatës për të hequr dorë nga ky gjykim. Meqenëse ju nuk e bëtë këtë gjë, detyrohemi ne të kërkojmë përjashtimin tuaj nga ky gjykim”, tha Idajet Beqiri, i cili është avokati i Haxhisë.

Beqiri akuzoi gjyqtarin Asim Vokshi se ka lidhje të ngushta me Sali Berishën sepse sipas tij bashkëshortja e tij ka punuar në Studion Ligjore të Argita Berishës, vajzës së Sali Berishës.

“Ju e keni gjini shumë të afërt Albana Vokshin, ‘beniaminin’ e mirënjohur të Sali Berishës. Këto dy arsye e bëjnë të dyshimtë pjesëmarrjen tuaj në këtë gjykim. Nga ana tjetër, ju e keni kolege bashkëshorten e të ndjerit Azem Hajdari. Ajo është në këtë gjykatë gjyqtare, së bashku me ju”, deklaroi Idajet Beqiri në seancën e djeshme.

Për këto arsye ai kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Asim Vokshi nga treshja gjykuese, për t’i lënë vendin Këshillit të Lartë Gjyqësor që të përcaktojë me short një trupë tjetër. Pas kësaj kërkese, trupa gjykuese u tërhoq për vendim. Pas pak minutash ajo u rikthye dhe pranoi kërkesën e Izet Haxhisë për përjashtimin e kësaj trupe, e cila do t’i kërkojë kryetarit të Gjykatës së Apelit heqjen dorë nga gjykimi i kërkesës së Izet Haxhisë për të rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

Izet Haxhia ka qenë truprojë e Sali Berishës, deri në vitin 1998 gjatë kohës që Berisha ka mbajtur postin e Presidentit të Republikës. Pas vrasjes së Hajdarit, ai u arratis për të qëndruar afro dy dekada në Turqi nga ku dhe ekstradua më 8 Maj 2018.

Pas mbërritjes në Tiranë ai kërkoi rivendosje në afat dhe rigjykim, kërkesa të cilat u pranuan dhe procesi ndaj tij është rihapur më një tjetër trupë gjykues në Dhomën Penale të kryeqytetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 15/08/2019 17:25

    Birisha asht harushe

    Përgjigju
  • 007: 15/08/2019 14:20

    Mir e ka izeti,por a gjen gjyqtar ne shqiperi qe skan lidhje me sali qenin.???????????????????????????? Veshtir shum,se i ka ngulur tentakulat gjithkund. Ka punuar per vete shker*ata.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja