Gjykata Penale Tiranë shtyn procesin ndaj Izet Haxhisë dhe i dërgon ftesë familjarëve të të ndjerit, ish-deputetit Azem Hajdari të marrin pjesë në seancë në statusin e trashëgimtarit të viktimës.
Seanca e zhvilluar një ditë më parë në Gjykatën Penale u shty ndërsa gjykata nuk u shpreh as për kërkesën e Haxhisë për tu hetuar në gjendje të lirë, duke i hequr arrestin.
Ftesa tashmë i është dërguar bashkëshortes së ish-deputetit Hajdari, gjyqtares Fatmira Hajdari, fëmijëve të tij mes të cilëve dhe deputetes Rudina Hajdari.
Seanca e radhës është lënë më 18 korrik ora 12 ndërsa pritet nga Gjykata përgjigja e familjarëve të ish-deputetit Hajdari nëse do të marrin pjesë në gjykim, ku do të jetë hera e parë e përballjes së tyre me personin që nga drejtësia shqiptare është i dënuari për vrasjen e Azem Hajdarit.
Izet Haxhiaj e ka mohuar kryerjen e krimit ndërsa ka kërkuar rigjykim pasi pretendimi i tij është se dënimi nga drejtësia shqiptare ka qenë politik me prova e fakte të manipuluara.
Izet Haxhia ka qenë truprojë e Sali Berishës, deri në vitin 1998 gjatë kohës që Berisha ka mbajtur postin e Presidentit të Republikës.
Pas vrasjes së Hajdarit, Haxhiaj u arratis për të qëndruar afro dy dekada në Turqi nga ku dhe ekstradua më 8 Maj 2018.
Pas mbërritjes në Tiranë ai kërkoi rivendosje në afat dhe rigjykim, kërkesa të cilat u pranuan dhe procesi ndaj tij është rihapur më një tjetër trupë gjykues në Dhomën Penale të kryeqytetit.
Pikërisht kjo rihapje e procesit dhe ndryshimet në kodin e procedurës penale përkatësisht neni 58 detyrojnë gjykatën që në seancën e parë ndaj të dyshuarit të njoftojnë dhe trashëgimtarët e viktimës, në këtë rast familjen Hajdari.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4407
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dokumenti/ Si e përjashtoi Berisha Azem Hajdarin nga PD: Je spiun i sigurimit të Shtetit, shërbëtor i Ramiz Alisë! Demalia: Saliu ishte sekretar partie
12 Dhjetor, 17:56
-
PD feston 34-vjetorin, Berisha ‘thur lavde’ për dhëndrin, Metën dhe ish-‘miqtë’ e tij të ndjerë Olldashi, Pashko, Hajdari dhe Bogdani
11 Dhjetor, 20:57
-
Berishën e nxorën jashtë nga mbledhja, ish-studenti: Na thanë shkoni te Ramiz Alia! PD e Saliut sulmoi studentët e dhjetorit
11 Dhjetor, 11:51
-
Mero Baze: Luksi i të vdekurit pas Sali Berishës
3 Dhjetor, 20:36
-
FOTOT/ Në mungesë të Berishës, Fatmira Hajdari kujton vrasjen e të shoqit krah ish-gjyqtarit sheik Gjin Gjoni
12 Shtator, 19:26
-
Mero Baze: Për PD e sotme, Azemi është një model i keq
12 Shtator, 18:50
-
Homazhe në 26-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, mungon Berisha në arrest shtëpie! E bija mesazh prekës nga SHBA
12 Shtator, 14:42
-
Sot 26 vite nga vrasja e deputetit Azem Hajdari, homazhe nga opozita! Çfarë i tha truproja Berishës në spital? Si ndodhi atentati i 12 Shtatorit 1998, detajet e panjohura
12 Shtator, 09:49
-
Ferdinand Dervishi kujton Azem Hajdarin: Do vritem unë i pari tha mos kini frikë, na motivoi të çanim kordonin e policis! Kryesoi lëvizjen studentore
10 Shtator, 20:33
-
26 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Ferdinand Dervishi: Në Tiranë të gjithë e dinin! Izet Haxhia personazhi më enigmatik, Haklajt ishin të bindur se Azemi i godiste
10 Shtator, 20:19
-
26 vite nga vrasja e babait të saj, Rudina Hajdari: S’do ta di kurrë çfarë ndodhi vërtetë, por jam e bindur se ishte vrasje politike
10 Shtator, 19:37
-
Avokati Idajet Beqiri: Transferim i dyshimtë i Izet Haxhisë në burgun e Rrogozhinës! I rrezikohet jeta se është armik i Berishës! Manja të marra masa
12 Korrik, 20:27