Seanca dëgjimore e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, është përfshirë këtë të mërkurë nga diskutime, tonet e së cilës u ngritën ndjeshëm kur deputetja e LSI-së Keidi Mehmetaj kërkoi nga ministri një shpjegim për ndërhyrjen e policisë brenda auditoreve të Universiteteve përgjatë protestës studentore. 

"Me ju do flas kur të mbaroni universitetin", ka qenë pikërisht kjo përgjigja e Lleshajt që ka agravuar përplasjet verbale midis deputetëve. 

DEBATI I PLOTË:

Vokshi: Jo, kjo është shumë, është e tepërt!

Mehmetaj: Ju jeni reflektimi i atyre policëve atje, ato fjalë që policët tuaj me urdhrin tuaj ua kanë thënë studentëve ju i meritoni një nga një dhe ashtu sic ata studentë kanë reaguar, do t'ju tërheqin zvarrë nga zyra. Këtu po flisni me një deputete, nuk keni punë me arsimin tim. Ju duhet t'i përgjigjeni këtij ligji, është përgjegjësia juaj ligjore, përndryshe nesër mund të përfundoni në burg.

Lleshaj: Ti je deputetja zvarritëse e?! Do të na zvarritësh ti e...

Vokshi: Ju tërheq vërejtje për të disatën herë. Më vjen çudi që kolegët këtu nuk ndërhyjnë ndaj komenteve tuaja të papërshtatshme. Ju nuk vjen cudi e, nuk reagoni kur një ministër ofendon një kolege tuajën?! Kini kujdes, tregoni etikë për mënyrën sesi i drejtoheni gjithësecilit prej deputetëve. Janë përfaqësues të sovranit që të gjithë. Do t'i përgjigjeni pyetjeve të të gjithëve...Nuk mundet të shkelni etikën në një sallë, mund ta bëni jashtë.

Keidi Mehmetaj: Është një turp i madh që Policia e Shtetit diskriminon fëmijët e shqiptarëve. Ju mbase nuk keni fëmijë se me shumë siguri nuk do flisnit kështu.

Xhafaj: Unë i kam fëmijët, por i kam pak ndryshe nga ju!