Rebelët Huthi në Jemen po veprojnë seriozisht mbi bllokadën detare që kanë njoftuar prej 3 ditësh ndaj Arabisë Saudite. Ata njoftuan se sulmuan dy anije-cisternë saudite në Detin e Kuq. Anijet "Encelia" dhe "Layla", deklaroi një zëdhënës i grupit të armatosur jemenas, i cituar nga agjencia iraniane e lajmeve IRIB, u morën në shënjestër pasi kishin shkelur bllokadën detare të vendosur në Detin e Kuq.

Gjithashtu houthët thanë se kanë detyruar këto 10 anije që të ktheheshin për shkak se donin të çanin bllokadën detare në ngushticën Bab el Mandeb.

Iran SHBA vijuan sulmet. Në valën e 12 radhazi ato goditën objektiva ushtarake iraniane, përfshirë kapacitetet detare, depo raketash e dronësh, pozicionet e vëzhgimit bregdetar dhe asetet e mbrojtjes ajrore, sulme që sipas komandës qëndrore dobësojnë më tej aftësinë e Iranit për të sulmuar në ngushticën e hormuzit.

Irani vijoi të godasë bazat amerikane në Kuvajt dhe Jordani. Ushtria e tyre iu pëgjigj kërcënimeve të Donald trump një ditë më herët i cili tha se shba do të nisin sulmet ndaj rrugëve dhe urave. Në këtë rast asnjë pikë nafte nuk do të kalojë në ngushticën e hormuzit rtha garda revolucionare.

Trump në një dalje të tij publike të mërkurën në mbrëmje tha se SHBA nuk janë të varura nga transporti I karburantit

"Ne nuk kemi nevojë për ngushticat. Nuk kemi nevojë për asgjë. Nuk kemi nevojë për Ngushticën e Hormuzit, por po e bëjmë këtë sepse duhet ta bëjmë, sepse nuk mund ta lejojmë Iranin të ketë armë bërthamore", tha Trump.

Me dy ngushticat tashmë të bllokuara për shkak të konfliktit çmimi i naftës në bursa u rrit sërish. Çmimi i fuçisë së naftës së papërpunuar brent që lidhet me tregun europian arriti në 95.63 dollarë, me një rritje prej 1.56%.