Tensione në Preshevë/ Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria dhe OSBE

Tensione në Preshevë/ Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria dhe OSBE

Pamje nga shtëpia e familjes Muharremi nga Medvegja

Nuk ka kaluar as një javë nga sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës dhe vrasjes së tre terroristëve të përfshirë në sulm, liderët e Luginës së Preshevës shprehën frikën se mund të vijë një hakmarrje nga Serbia ndaj shqiptarëve që jetojnë në atë zonë, dhe duket se incidenti i parë është shënuar. Së fundmi, familja Muharremi nga Medvegja është kërcënuar nga serb të maskuar.

Sulme verbale dhe gjuajte me gurë për rreth gjysmë ore janë hedhur në Drejtim të shtëpisë së kryefamiljarit Ruhan Muharremi nga Medvegja mbrëmjen e së shtunës. Ai thotë se pas këtij raportimi prindi është ftuar për deklaratë në polici.

“Prindërit e mi janë kërcënuar mbrëmë gjatë orëve të vona të natës nga një grup prej 15 personash në Medvegjë. Kanë kënduar këngë nacionaliste dhe kanë hedhur gurë në vetura e shtëpinë e prindërve”, tha Besarti për Telegrafin.

Për kërcënimin në fjalë ka folur edhe kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve Nevzat Lutfiu.

“Sot dy herë jam dëgjuar me pjesëtarët e familjes Muharremi nga Medvegja, që mbrëmë në drejtim të shtëpisë së tyre janë gjuajtur gurë dhe gjësende tjera”, shkroi Nevzat Lutfiu.

Ai për këtë veprim të ekstremistëve serb e ka vënë në dije edhe Ambasadën e Shqipërisë dhe OSBE-në.

“Pjesëtarët e kësaj familjeje janë shumë të shqetësuar. E kam njoftuar ambasadën e Shqipërisë në Beograd dhe përfaqësuesit e OSBE lidhur me këtë sulm ndaj kësaj familjeje”, shkroi Lutfiu në Facebook.

Edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi ka reaguar për sulmin duke dënuar aktin vandal ndaj familjes shqiptare.

"Partia për Veprim Demokratik dënon kategorikisht aktet e dhunës dhe frikësimit të familjes së Ruhan Muharremit në Medvegjë. Një grup i panjohur ka kryer akte vandalizmi duke hedhur gurë dhe mjete të rënda në drejtim të shtëpisë së tyre. Ne kërkojmë që autoritetet e sigurisë të ndërhyjnë menjëherë për të ruajtur rendin dhe qetësinë dhe për të siguruar që qytetarët shqiptarë në Medvegjë të mos jenë të ekspozuar ndaj abuzimeve dhe tmerreve të tilla. Gjithashtu, ftojmë Bashkësinë ndërkombëtare të ndjekë ngjarjet dhe të monitorojë situatën e sigurisë me kujdes, sidomos në Luginën e Preshevës", shkroi Kamberi.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Reshje shiu dhe dëborë në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë

Reshje shiu dhe dëborë në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë