KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili do të jetë nesër në Prishtinë, nga ku do të nisë turin ballkanik në kuadër të përgatitjeve të samitit për Procesin e Berlinit që pritet të mbahet në tetor në Tiranë. Në një konferencë për mediat në Kosovë, Albin Kurti kushtëzoi takimin me Ramën, ku i kërkoi atij zhvillimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive, pasi përndryshe nuk e takon. I pyetur nga gazetarët kreu i qeverisë, Edi Rama refuzoi të përgjigjej.

Duke e cilësuar si të paarsyeshëm vendimin e kryeministrit shqiptar për të anuluar mbledhjen e dy qeverive që ishte parashikuar të mbahej më 14 qershor në Gjakovë, Kurti u shpreh se do të mirëpriste Ramën të zhvillonin e mbledhjeve e të firmosnin13 marrëveshjeve të përbashkëta për të cilat ishin dakordësuar më parë. Madje me ironi, Kurti u shpreh se nuk lëngon raporti Shqipëri-Kosovës, apo edhe edhe vetë demokracia e siguria në Ballkan, nëse nuk takohen kryeministri i Kosovës me atë Shqipërisë.

'Jam në kontakt të drejtpërdrejtë me Kryeministrin Edi Rama. E di që do të vijë në një vizitë në Prishtinë në kuadër të një turi Ballkanik. Është thënë se ka të bëjë me përgatitje për samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në mes të tetorit. Miqësisht i kam kërkuar Ramës se meqë do të rrijë e qëndrojë 2 ditë e 1 natë në Prishtinë, ta mbajmë dhe mbledhjen e 2 qeverive që u anulua pa arsye ndonëse ishte paraparë muaj më parë për datën 14 qershor në Gjakovë. Ishin 13 marrëveshje, të mos mbeten në sirtar. Në mënyrë që këto marrëveshje të mos ngelen në sirtar, unë i propozova Ramës që meqë po vjen këtë javë, le ta mbajmë edhe mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, t’i nënshkruajmë marrëveshjet të dakorduara dhe në mënyrë këto marrëveshje ti zbatojmë.

Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm, unë e kam mbështetur dhe vazhdoj ta mbështes. Procesi i Berlini të Samitin e ka në mes të muajit tetor. Shumë mirë që bëhen këto përgatitje kaq herë, por të mos vonohemi edhe më tutje me një anulim të paarsyeshëm të mbledhjes së dy qeverive. Nëse Rama insiston në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, unë mbetem tek qëndrimi, se për takimet e ne të dyve, ne kemi kontakt të drejtpërdrejtë. Takohemi shumë shpesh. Nuk lëngon raporti Kosovë-Shqipëri por edhe demokracia, paqja e siguria në Ballkan pse nuk takohet kryeministri i Kosovës me atë të Shqipërisë. Por për shkak se mbledhjet e dy qeverive tona janë anuluar të paarsyeshme, unë e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy qeverive por jo takime të tjera.’- tha Kurti.

Pse kryeministri Rama anuloi mbledhjen e përbashkët ndërmjet dy qeverive?
Pasditen 13 qershorit, në një konferencë të jashtëzakonshme e në një kohë kur tensionet në veri të Kosovës ishin përshkallëzuar, kreu i qeverisë shqiptare tha se Albin Kurti kishte refuzuar një takim më të ngushtë me të. Rama tha asokohe se ky nuk është momenti për të krijuar një pasqyrë të rreme, por është koha që Kurti të reflektojë për rrugën që po ndjek në veri që ka sjellë edhe reagim të ashpër nga ndërkombëtarët. Madje kreu i qeverisë shqiptare paralajmëroi edhe sanksionet që BE kishte përgatitur për Kosovën për shkak se Kurti nuk ka reaguar për uljen e tensioneve.

Në fjalën e tij sot (5 korrik) kreu i qeverisë së Kosovës, tha se organizimi i zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës, është mënyra e vetme për ndërrimin e pushtetit lokal në këto komuna të banuara me shumicë serbe. Ai tha se është dakord për mbajtjen e zgjedhjeve, por shtoi se duhet të bëhen përgatitje që të ketë një fushatë drejtë e të hapur “në mënyrë që të mos ketë kërcënime dhe në fund bojkot sërish, e dalje të ulët”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:05
Kurti refuzoi takimin me të në Kosovë, ja si përgjigjet Rama

 

Kryeministri Edi Rama u pyet edhe për refuzimin e Kurtit për ta takuar nesër nëse nuk zhvillohet mbledhja e dy qeverive. Ai nuk pranoi të prononcohej ndërsa kur pyetjet vijuan për anulimin e Ballkanit të Hapur, kryeministri u largua.

“Nuk kam lidhje me këtë, jam këtu për këtë vendim. Do të flas kur të jetë koha për të folur që është nesër në Prishtinë.

Ju mund të mendoni se janë shumë të rëndësishme. Por unë jam këtu për të folur për studentët e mjekësisë.”- tha Rama.

Ora 13:04
Opozita akuzon Kurtin: E takon Vuçiçin pa kushte e Ramën e kushtëzon për takim! Lëri inatet e mllefet, Kosova nuk është lodër

1688555327_vlora.jpg

Opozita akuzon Kurtin se po dëmton pozicionin e Kosovës përballë aleatëve me veprimet e tij për situatën në veri të Kosovës.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Vlora Çitaku, ka thënë se është marrëzi e turp që kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka refuzuar të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ajo i ka këkruar Kurtit që t’i lërë siç ka thënë “inatet, mllefet e hatërmbetjet personale”.

“Si është e mundur që Kryeministri Kurti refuzon takimin me Kryeministrin e Shqipërisë?!! Si është e mundur?! Kjo është marrëzi. Turp. Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte. Kryeministër, Kosova nuk është lodër. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh. Lëri inatet, mllefet e hatërmbetjet personale”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Kryeministri Kurti, ka thënë se nuk do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, në një takim që është jashtë mbledhjes se Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Ora 11:22
Armë në kishat ortodokse përmes autoambulancave, Kurti: Sot takohem me komandantin e KFOR-it

 

Kryeministri Albin Kurti tha se sot do të ketë një takim me komandantin e KFOR’it Ristuccia pas deklaratave të deputetes britanike Alicia Kearns, e cila dje tha se po kontrabandohen armë nga Serbia për në Kosovë përmes autoambulancave dhe se ato po shkarkohen nëpër kishat ortodokse.

‘Ju e dini se çka gjetëm në Zveçan, arsenal për luftë. Ose tash kemi këto informacionet që veturat e ambulancës janë përdorur për të bartur armatim. Dhe unë sot do ta kem një takim me përfaqësuesit e NATO-s për këtë gjë. Do ta takoj edhe komandantin e KFOR-it dhe pas të gjitha këtyre takimeve edhe me institucionet tona të sigurisë do të mund ta japim fjalën tonë përfundimtare. Tash jemi duke grumbulluar të dhëna për informacionin ende të paplotësuar, por brenda kësaj jave duhet të dihet kjo çështje. Andaj, sot kam një takim ku do të shtrohet kjo temë’.- tha Kurti.

Ora 10:38
Tensione në veri të Kosovë, Kurti: Jam për zgjedhje të parakohshme, ndërkombëtarët s’e mbajtën premtimin ndaj meje që të merrte pjesë Lista Serbe

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një deklaratë për gazetarët ka bërë me dije se ai është pro për zhvillimin e zgjedhjeve të parakoshme në veri të Kosovës, por ai nuk mund të garantojë pjesëmarrjen e Listës Serbe. Kurti u shpreh se ndërkombëtarët nuk arritën që t’i plotësojnë atij premtimin që Lista serbe të futej në zgjedhje.

‘Unë besoj se kemi treguar gatishmëri dhe investimin tonë maksimal për deeskalim. Eskalimi po ndodh në territor të Kosovës normalisht që i intereson Beogradit. Zgjedhjet parakohshme janë ata që e largojnë kryetarin nga ambienti i komunës. Më shumë se ¾ e ekstremisteve të dhunshëm të identifikuar janë në liri. Zgjedhjet e parakohshme do të duhet të përgatiteshim. Unë i kam lutur faktorët ndërkombëtar. Mua më kanë premtuar ndërkombëtarët se po e pranuam aneksin e zbatimit në Ohër, lista Serbë merr pjesë. Unë dua pjesëmarrje të serbëve por nuk mund ta detyroj Listës Serbe të marrë pjesë. Lista Serbe po rrëshqet në shkelje të ligjit, që organet tona të sigurisë të shpallen terroriste. Ndërkombëtarët nuk kanë arritur që ta plotësojnë premtimin ndaj meje që të merrte pjesë Lista Serbe. Unë jam për zgjedhje të parakohoshme, por në anën tjetër nëse nuk ke asnjë gram garanci se në zgjedhjet e parakohshme të përsëritet 23 prilli.’- tha Kurti.