As gazetarët dhe kameramanët që po ndjekin protestën para Kryeministrisë nuk u kanë shpëtuar sulmeve gjatë ditës së sotme. Një protestuese, e njohur për shpërthimet e saj në TikTok, ka sulmuar sot fizikisht dhe verbalisht përfaqësues të medias dhe kameramanë të cilët po filmonin zhvillimet në ditën e tetë të protestës që ka tronditur kryeqytetin shqiptar.
Momenti është regjistruar në video, ku shihet incidenti i sikletshëm mes protestueses dhe punonjësve të medias që ndodheshin në terren për të pasqyruar protestën. Pas të sharave, ajo iu vërsulet kameramanëve dhe përpiqet të shkatërrojë njërën prej kamerave. Menjëherë aty mblidhen më shumë njerëz për të shuar tensionet
Ngjarja shënon një tjetër episod tensioni ku në shënjestër janë punonjës të medias.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Pas sulmit me gurë e fishekzjarrë te Ministria e Arsimit, protestuesit rikthehen në bulevard! Shkatërrojnë stacionin e urbanit dhe bllokojnë rrugën







