Ukraina njoftoi mesditën e kësaj të mërkure se do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Lajmi u i ditur nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë.

Vendimi erdhi pas një mbledhje të këtij Këshilli. Zyrtari i lartë ukrainas Oleksiy Danilov tha se gjendja e emergjencës shtetërore do të vendoset në të gjitha rajonet, me përjashtim të Donetsk dhe Luhansk, ku forcat ukrainase janë tashmë në luftë me separatistët e mbështetur nga Rusia.

Gjendja e jashtëzakonshme do të vendoset fillimisht për 30 ditë. Megjithatë, siç shkruan BBC, kjo lëvizje duhet të aprovohet më parë nga parlamenti Ukrainas.


Lajmi kryesor:

Zgjerohet harta e shteteve që vendosin sanksione ndaj Rusisë! BE: 27 persona e institucione ruse që kërcënojnë Ukrainën do përballen sanksione! Ukraina shpall gjendjen e jashtëzakonshme