Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar këtë të mërkurë Mitrovicën e Veriut. Ai është shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ndërsa ka takuar policët që ndodhen në veri. Dy zyrtarët e lartë kanë shkuar të çojnë ëmbëlsira dhe bakllava me rastin e festës së Kurban Bajramin,

‘Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë në veri të vendit. Bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësin e tij, Blerim Gashani, vizituam njësitet tona te Kroi i Vitakut. Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim.’. Ndërsa vizita e tij përkon me ditën e Kurban Bajramit, ajo lexohet si vizitë për situatën e tensioneve në veri dhe si reagim pas thirrjeve të ndërkombëtarëve për përsëritjen e zgjedhjeve atje.

Kjo është hera e parë pas tensioneve në veri të Kosovës që Kurti ka shkuar në veri të vendit.