Maqedonia rrezikon sëriozisht të përfshihet nga një tension ndëretnik.
Një lëvizje e quajtur Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të bashkuar” ka vazhduar edhe pasdite protestën kundër pranimit të Platformës shqiptare.
Protestuesit kanë marshuar në rrugët e 21 qyteteve të Maqedonisë, ndërsa më tepër jehonë ka patur protesta në Shkup.
Disa mijëra qytetarë kanë brohoritur parulla kundër Gjuhës Shqipe, duke kërkuar nga politikanët maqedonas mos të lejojnë zyrtarizimin e saj.
Sipas agjencive të lajmeve, protestuesit kanë lëshuar thirrje si “Dhoma gazi për shqiptarët”, etj.
Ndërkohë, nga ana tjetër, presidenti maqedonas Ivanov ka deklaruar sërish sot se nuk do t'ia japë mandatin kreut të LSDM, Zoran Zaev.
Ai ka përsëritur se platforma shqiptare cenon sovranitetin e Maqedonisë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com