Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon policinë e Elbasanit dhe nëndrejtorin Albert Nushi se dhunuan dhe shoqëruan ish-deputetin demokrat Luçiano Boçi. Sipas Bashës, kjo tregon se shumica, pushtetin e blerë po rreket ta mbajnë me dhunën e policëve.
"Dhunimi dhe shoqërimi i ish-deputetit dhe pedagogut Luçiano Boçi nga banditi Bert Nushi tregon se pushtetin e grabitur me narkokriminelë e vota të blera po rreken ta mbajnë me dhunën e policëve të inkriminuar. Ky akt dëshmon friken dhe fundin e afërt të Maduros se Ballkanit" thotë Basha.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi së bashku me disa protestues të tjerë opozitarë pritwn kryeministrin Edi Rama me protesta sot dhe i bllokuan rrugën eskortës gjatë vizitës pasditen e sotme në fshatin Linas të Mollasit në Elbasan.
Në një moment situata u tensionua duke sjellë ndërhyrjen e policisë për të hapur rrugën nga protestuesit që të kalonte eskorta. Boçi kundërshtoi thirrjet e policisë për të hapur rrugën, ndërsa u shoqërua nga efektivët deri te makina, por më pas u la lirë.
Ish-deputeti demokrat akuzoi se nëndrejtori i policisë së Elbasanit Albert Nushi e kërcënoi me jetë. Por, nëndrejtori i policisë së Elbasanit, Nushi ka mohuar akuzat e Boçit. Në një prononcim për Shqiptarja.com, ai tha se nuk ka shanse që të ndodhë një gjë e tillë, ndërsa i dërgoi një mesazh ish-deputetit demokrat
Shiko fundin tend ore debil,lere Ramen se je shume larg tij.
Përgjigju