Dhunë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi godet me grusht Halit Valterin, i hedh dosjen me letra Veliajt, shoqërohet në polici! Kryebashkiaku: Rrugaçi i fundit i Metës (VIDEO)

TIRANË- Tensione deri në dhunë fizike pati në mbledhjen e pasdites së sotme të këshillit bashkiak të Tiranës që ishte thirrur për të miratuar 8 pika mes tyre dhe hapje e dy çerdheve të reja. Blushi ka goditur me grusht këshilltarin Halit Valteri dhe i ka hedhur letra kryebashkikaut Veliaj. Pas kallëzimit të Valterit, Blushi është shoqëruar në polici në komisariatin nr.1. 

Në momentin që kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka marrë fjalën ka ndërhyrë Tedi Blushi, i cili mban postin e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë. Megjithë ndërhyrjet e kryetares së këshillit, Romina Kuko ndaj Blushti për të mos ndërhyrë, debati në distancë mes tyre ka vijuar .

 Erion Veliaj: Ti mund të vazhdon të vetëdiskretitohesh deri në vdekje. Mund të diskretitohesh ti dhe shefi yt por kjo është mungesë educate.
Tedi Blushi: Ti je hajdut

Erion Veliaj: Më ngatërron me atë me bllok në dorë. Më ngatërron me atë të bllokut.

Në një moment Blushi ka hedhur dosjen me dokumente që kishte në tavolinën e tij drejt Veliajt.

Erion Veliaj: A e kupton që je i paaftë edhe të gjuash.

Blushi ftohet të largohet nga salla.

Erion Veliaj: Je komplet i paaftë.

Në konflikt ka ndërhyrë menjëherë edhe këshilltari socialist, Halit Valteri, i cili duke i dalë në mbrojtje kryebashkiakut. Pas një debati me fjalë me Valterin, Blushi e ka goditur në pabesi me grusht. Menjëherë ka ndërhyrë policia bashkiake për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, ndërsa mbledhja u ndërpre.  

Menjëherë pas kësaj, Tedi Blushi është përjashtuar nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Ndërsa shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se Valteri ka bërë kallëzim në komisariatin nr 1 ndaj Tedi Blushit. 

Reagon Veliaj

Në një reagim në rrjetin social X, Veliaj tha se do të kërkojë zbatimin e ligjit me përpikmëri për raste të tilla që i etiketoi rrugaçëri. 

Sot Keshilli Bashkiak kish per te votuar hapjen e 2 çerdheve te reja, abonete falas per studentet, miratimin e shkolles Ecole 42 per te rinjte, zonen e lire ekonomike TEDA per 5mije vende pune te reja dhe grantin e Katarit per sheshin fundor tek Bulevardi i Ri. Por Ilir Meta dhe rrugaci i fundit qe i ka mbetur, nuk e perballojne dot as suksesin e Tiranes dhe as humbjen kolosale te partickes se tyre. Sjellja per vandali ndaj kolegeve keshilltare, eshte shenje deshperimi, jo force. Do te kerkoj zbatimin e ligjit me perpikmeri qe rrugaceria te marre pergjigjen qe meriton, dhe Tirana te mos mbetet peng i maktheve te Ilir Metes e mjeraneve te tij" shkruan Veliaj në një reagim të tij në rrjetin social X. 

Mbledhja e këshillit bashkiak zgjati jo më shumë se 5 minuta. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:50
Goditi me grusht Halit Valterin, Tedi Blushi shoqërohet në polici

 

Këshilltari i PL në Këshillin Bashkiak të Tiranës është shoqëruar në polici pas akteve të dhunës në mbledhjen e Këshillit. 

Blushi goditi me grusht Valterin, ndërsa ky i fundit e kallëzoi në polici. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se Blushi është shoqëruar në komisariatin nr.1.

Ora 18:01
FOTO/ Ja momenti kur Tedi Blushi godet pabesisht pas shpine me grusht Halit Valterin! Anëtari socialist bën kallëzim në polici

1721665495_tediblusho.jpg

Ky është momenti kur Tedi Blushi, sekretari i Përgjithshëm i PL-së, godet me grusht në sallën e këshillit Bashkiak, këshilltarin socialist Halit Valteri.

Blushi hodhi letra në drejtim të Veliajt dhe pas një debati me fjalë me Valterin, e godet në pabesi pas shpine me grusht atë.

Menjëherë pas kësaj, Tedi Blushi është përjashtuar nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Anëtari socialist Halit Valteri bëri kallëzim në komisariatin nr 1 ndaj Tedi Blushit.  

Ora 17:54
Incidenti në këshillin bashkiak të Tiranës, Meta: Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me Veliajn

1721650531_ilirmeta.jpg

Presidenti i Partisë së Lirisë ka marrë në mbrojtje Sekretarin e Përgjithshëm të partisë së tij, duke i shpallur luftë Veliajt. 

Akti sulmues i Prindit 2 Erion Veliaj dhe zarit të tij Halit Valteri ndaj këshilltarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare. Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin e Tiranës Lali fikun dhe ordinerët përqark tij. Partia e Lirisë është në gjendje lufte me tutorët dhe protektorët e këtij fëlliqësire që vrau Ardit Gjoklajn. Partia e Lirisë do t'ju mësojë të gjithëve se nuk jemi komb eksperimental por Shqiponjash. Nuk ka tutor dhe protektor në botë që e ndalon Drejtësinë tonë!

. Në asnjë vend demokrat një forcë politike nuk bën thirrje për luftë, pasi një gjë e tillë në çdo shtet do të përbënte vepër penale.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji