Arabia Saudite ka shpallur atasheun ushtarak të ambasadës iraniane, zëvendësin e tij dhe tre diplomatë të tjerë iranianë "persona non grata", duke i urdhëruar ata të largohen nga vendi brenda 24 orëve, njoftoi Ministria e Jashtme e Riadit.
Vendimi vjen pas sulmeve të vazhdueshme me raketa dhe dronë nga ana e Iranit në drejtim të Arabisë Saudite.
Vetëm pak ditë më parë, Katari dëboi atasheun ushtarak dhe atë të sigurisë të Iranit, së bashku me stafin e tyre, pasi një sulm me raketa goditi një nga objektet më të rëndësishme të gazit në vend, por edhe në botë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Irani sulmon me raketa qytetet izraelite të Aradit dhe Dimonës, plagosen dhjetëra persona! Vendet e G7 kundër Teheranit: Ndalni sulmet ndaj civilëve!












