Bujar Leskaj koordinatori politik dhe njëkohësisht i pari i listës në Vlorë për Partinë Demokratike hodhi dritë mbi debatet që pati pak ditë më parë në degën e partisë demokratike Vlorë. Bujar Leskaj i kontaktuar nga Shqiptarja.com tha se debate pati që lindën disa pakënaqësi për shkak të renditjes në listë por shtoi se kjo është normale dhe mohoi që ai të ketë dhënë dorëheqjen.
"Pakënaqësi për listat do ketë, sepse unë nuk jam kryetari, por nuk kam dhënë dorëheqjen dhe vazhdoj fushatën", u shpreh Leskaj duke thënë se ndodhej në takime elektorale në Selenicë.
Partia demokratike historikisht ka humbur në Vlorë pasi është një bastion i majtë. Kryeministri Edi Rama është vetë kandidat në Vlorë i renditur i teti dhe synon që Partia Socialiste do të marrë 8 ose 9 mandate në Vlorë, një qar që nxjerr 12 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.
Pak ditë më parë, u mblodh kryesia e PD-së, në Vlorë, së bashku me kandidatët dhe zgjati më shumë se tre ore, ndërkohë që u përfol për debate të forta dhe tensione. Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Bujar Leskaj i pari në listën e kandidatëve për deputet në qytetin bregdetar, mësohet se ka shprehur pakënaqësi në lidhje me listën e kandidatëve për deputet të propozuar nga Lulzim Basha. Sipas asaj që u raportuar më herët, Leskaj kishte pakënaqësi për ekipin e tij, me argumentin se në listë janë vendosur emra të dobët përballë kandidatëve të PS dhe pretendimi për të siguruar 4 mandate në Vlorë, me këto kandidatë vështirë të garantohen.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3609
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në Himarë babagjyshi vjen nga deti, parada dhe koncerti festiv (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:12
-
Çelet tenderi 95 mln lekë për projektin e rehabilitimit të hekurudhës Rrogozhinë-Vlorë dhe lidhjen me aeroportin
25 Dhjetor, 12:39
-
Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri
24 Dhjetor, 20:29
-
Emigrantët kthehen për festa! Çdo ditë mbi 1 mijë pasagjerë mbërrijnë në portin e Vlorës
24 Dhjetor, 16:12
-
Vlorë/ Plagosi me thikë 19 vjeçarin, arrestohet 44 vjeçari! I riu te Trauma
23 Dhjetor, 17:58
-
Vlorë/ Sekuestrohen rreth 32 mijë euro cash në port, procedohen 2 shoferët! Ishin fshehur në sediljen e autobusit të agjencisë së udhëtimit
23 Dhjetor, 16:09
-
Selenicë, Guri Selimi rrezikon jetën, prej vitesh i braktisur! 77-vjeçari pa strehë, pa ushqim e veshje endet rrugëve
23 Dhjetor, 10:08
-
Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona
23 Dhjetor, 09:09
-
Moti i keq pezullon nisjen e tragetit në Vlorë, mbetet në radë
23 Dhjetor, 08:01
-
Vlorë/ U gjet i vdekur në banesë, 68-vjeçari i vetmuar pësoi arrest kardiak! U gjet pas 12 orësh
22 Dhjetor, 19:26
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor, 18:05
-
Selenicë/ 77 vjeçari prej vitesh jeton në godinë të rrënuar, Report Tv apel për ndihmë shërbimit social e bashkisë
22 Dhjetor, 14:59
Mendoj se Nada Daullja kandidatja e 6 ne listen pd vlore, ka genjyer ne formular pasi ka precedent penal dhe e ndaluar nga policia akuza vjedhje. Mendoj se Nadire mecorrapja motra e helidon xhaferrit subjekt i OFL i akuzuar nga krimet e renda per trafik, bashkeshorti me precedent penal ne itali.
Përgjigju