Tensionet në Ukrainë, deputeti Qefalia: Rusia po tregon se është e gatshme për ta sulmuar! Diskutimet për të shmangur luftën kanë arritur kulmin, ka mosbesim nga të dyja palët

Rusia po tregon se është e gatshme që të pushtojë Ukrainën! Kështu tha në një intervistë në emisionin 'Studio Live', në Report Tv, deputeti socialit Xhemal Qefalia, anëtar i Komisionit të Sigurisë. Duke u ndalur tek konflikti dhe tensionet në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës, Qefalia tha se pala ruse ka instaluar rreth kufirit ukrainas mjete ushtarake.

'Pala ruse ka instaluar rreth kufirit të Ukrainës forca, mjetet ushtarake, tanke dhe batalione ushtarake përgjatë kufirit të Ukrainës, duke e rrethuar në formën e një patkoi. Është një rrezik aktual dhe nuk mund të pretendohet se është tërhequr. Qëllimi strategjik i palës ruse, por edhe sipas deklaratave bëhet fjalë për qëllimin strategjik që ka vetë Rusia. Janë tre arsye që Rusia tenton të pushtojë Ukrainën. Rusia konsiderohet 'perandori' vetëm nëse do të pushtonte Ukrainën. Shtrirja e Rusisë për të përfshirë dhe Ukrainën si pjesë e saj kërkon që të ketë influencë në Evropën Qendrore dhe se treti dëmtimin e Aleancës së NATO-s.Jam i mendimit që është ende shumë shpejt të thuash se do ta pushtojë, por informacionet tregojnë që të gjithë forcat janë inkuadruar përgjatë kufirit dhe Rusia me prezencën e saj ushtarake tregon se është e gatshme që të pushtojë Ukrainën.'- tha deputeti Qefalia.

Deputeti Qefalia gjatë intervistës me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, tha se zhvillimi i bisedimeve ndërmjet shteteve të fuqishme për të evituar luftën ka arritur tashmë kulminacionin, por ka një mosbesim nga të dyja palët.

'Intensifikimi i kohëve të fundit të shteteve të fuqishme për ta evituar luftën ka arritur në kulminancionin e saj. Gjithçka shikohet në frymën për ta shmangur luftën, por deklaratat nga pala ruse me duken jo shumë serioze. Ka një shenjë mosbesimi nga të dyja palët.'- u shpreh deputeti Qefalia.

Ditët në vijim deri më 20 shkurt konsiderohen tepër kritike për shkak të zhvillimit të stërvitjeve ushtarake në shkallë të gjerë si nga Forcat e Armatosura ruse ashtu edhe ato të Ukrainës, megjithatë në nivel diplomatik ka procese intensive për të shmangur një konflikt ushtarak që mund të çojë edhe në një konflikt të hapur mes Perëndimit dhe Rusisë. Megjithëse Rusia mohon mundësinë e pushtimit, videot e qytetarëve ukrainas që banojnë pranë zonës së kufirit dëshmojnë të kundërtën.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sala: 15/02/2022 19:56

    Keni gjetur,,tamam njeriun adapt per kete pune,,,,katunarin e dajtit..pika ne koke...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit

Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit