Tensionet në veri, analisti Kola në Report Tv: Asociacioni s’është shkatërrues për Kosovën! Arrestimi i Radoiçiç improvizim

Tensionet në veri të Kosovës vazhdojnë, ndërsa analisti Laert Kola komentoi në Report Tv zhvillimet e fundit. Sipas tij, arrestimi i serbit Milan Radoicic, i cili ishte një nga personat që organizoi sulmin ndaj Kosovës, është thjesht një improvizim nga Serbia.

Në emisionin ‘Studio Live’ të gazetarit Arbër Hitaj, analisti Kola thotë se arrestimi i Radoicicit tregon se efekti i ndërkombëtarëve qenka i rëndësishëm për Serbinë. Sa i takon procesit të dialogut, ai thotë se asociacioni nuk është shkatërrues për Kosovën.

“Serbia është në një situatë duke krijuar skenarë. Arrestimi i sotëm është improvizim. Efekti i ndërkombëtarëve qenka i rëndësishëm tek Serbia. me këtë sulm u tejkalua caku, mendoj që është lojë. S’kanë kurajë për të luftuar kundra botës”, tha ai.

Ndërkohë, gazetari Nazim Razhidi duke folur për Report Tv nga Shkupi u ndal në përçarjen e faktorit shqiptar. Razhidi thotë se komuniteti shqiptar në Maqedoni shpesh ndikohet nga retorika e Serbisë, por me rastin e fundit ku grupi kriminal sulmoi Kosovën kanë qenë me qeverinë e Albin Kurtit.

“Publiku shqiptar në Maqedoni i ka parë me shqetësim dhe në njëfarë mënyrë i ka mbrojt qeverinë e Kosovës. Publiku maqedonas atë çka ndodh opinioni në Shqipëri nuk e di, është se dominohet nga narrativa që vjen nga Serbia dhe e kanë pasur të vështirë të kuptojnë disa realitete. Mbase ka pasur rezerva, por për herë të parë nga gjithë ato që ka ndodhur vitet e fundit, edhe tek publiku maqedonas ka pasur dyshime gjithë atij narrative që është krijuar nga Serbia dhe Vuçiç. Sa i përket anës zyrtare sidomos Maqedonia është anëtare e NATO dhe ka qenë në linjë të perëndimit. Kosova do shihet ndryshe, se në fakt Serbia dhe një politikë e mbrapsht që vjen nga Beogradi do duhet të dënohet”, u shpreh gazetari.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arber: 04/10/2023 00:12

    Serbia dhe Kosova nuk mund te pajtohen edhe pas qindra vjetesh.Ato qe serbet i kane bere Kosoves jane krime qe historia i thote troq e populli kosovar nuk i harron kurre.Fuqite e medha duhet ta zgjidhin sa nuk eshte vone.Kurti ka plot gabime ,por te krijosh osocasione serbe me fuqi ekzekutive eshte te thellosh armiqesine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë