Shehu: KFOR-i të mos e marrë nën kontroll Veriun! Baçi: Rama nuk koordinohet me Prishtinën, e detyron Kushtetuta të jetë me Kosovën

Deputeti i PD Tritan Shehu në një lidhje me skype në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv ka deklaruar se Moska kërkon të hapë vatër të re tensioni në Kosovë referuar sulmit në 24 shtatorit në Banjskë. Ai doli kundër propozimit të Ramës që në komunat e veriut të vendoset KFOR-i.

“Ne kemi për disa elementë në pr.rezolutë, për dënimin e agresionit. Është agresion për të krijuar destabilizim për të marrë veriun e Kosovës. Ne duam të njihet sovraniteti i veriut të Kosovës. Të çohen para drejtësisë personat që kryen sulmin. Krimi është kryer në Kosovë ata të ekstradohen dhe të gjykohen nga gjykata e Kosovës. Nuk jemi dakort me propozimin e Ramës që  KFOR të marrë nën kontroll Veirun e Kosovës. Sanksionet ndaj Kosovës të hiqen, sanksionet të vendosen ndaj Serbisë. Moska po kërkon që të hapë një vatër të re tensioni. Ne jemi për implementimin e marrëveshjes së Ohrit të implementuar nga ta”, tha ai.

Analisti Agim Baçi ka pasur kritika sa i përket qëndrimit të kryeministrit Edi Rama për situatën në veri. Ai tha se Rama duket të ketë koordinim me Kosovën, pasi e detyron Kushtetuta.

“Ka pasur ndasi të madhe midis qëndrimeve të Ramës në lidhje me Kosovën dhe opozitës që e ka kritikuar. Rama duhet të sqarojë publikun dhe parlamentin nëse i qëndron asaj që Serbia është shtet strategjik për Shqipërinë. Janë qëndrime që kanë të bëjnë në lidhje me mënyrën si e shikojnë fuqinë e KFOR në Veri. Për mua të mos koordinohesh me Prishtinën ka një handikap. Ka disa herë që Rama nuk koordinohet me Prishtinën. Rama është kryeministri i Shqipërisë dhe Kushtetuta e detyron të jetë i njëanshëm, me Kosovën. Ne kemi nevojë për kryeministrin e Shqipërisë që zbaton këtë gjë. Rama ka gabuar për dy gjëra kur çoi në gjyq Haradinajn dhe kur i tall me Kurtin në sy të Vuçiç”.

Përgjegjësinë për sulmet në Banjskë ku humbi jetën një efektiv i policisë së Kosovës e ka marrë Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe. Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ka deklaruar se do të kërkohet ekstradimi i Radoiçiç dhe të të gjithë të përfshirëve në sulmin në Banjskë. Autoritetet e Kosovës kanë akuzuar Serbinë për sulmin, por autoritetet në Beograd kanë hedhur poshtë akuzat. 

B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë