Tensionet në veri të Kosovës, analisti Pula për Report TV: Grupet terroriste mbështeten nga Beogradi Zyrtar

Analisti Shqipërim Pula ka ndarë mendimin e tij lidhur me tensionet në veri të Kosovës dhe është shprehur se kjo situatë mund të parandalohej edhe nga organizata ndërkobëtare me anë të thirrjeve të tyre, por sipas tij Beogradi Zyrtar është në mbështetje të grupeve parashtetërore. Në bisedë me gazetaret Migena Sotiri dhe Nertil Agaliu ai ka komentuar edhe deklaratën e fundit të presidentit serb, i cili ka thëne "Nuk do dorëzohemi", ky reagim i tij sipas analistit nga Kosova tregon qëllimin dhe mbështetjen kryesore të Beogradit,

"Mendoj që çështja duhet të kanalizohet që në thelb të problemit dhe thelbi është viti 1999, atëherë  kur përfundoj lufta dhe që në atë kohë veriu i vendit mbeti institucionalisht i aneksuar nga qeveria në Prishtinë. Kjo situatë u krijua përballë syve të varësisë ndërkombëtare dhe të gjitha grupet krimiale ishin në të heshtura.  Ato ishin të lejuara nga varësia ndërkombëtarë, sepse qeveria qëndrore në Prishtinë ishte e pafuqishme për të evituar organizimin e tyre, sepse ishin institucionet e UNMIK-ut që sipas rezolutës 12/44 ishin përgjegjëse për t'u kujdesur për situatën e Kosovës, sepse ishte pakica serbe", tha analisti Pula.

I pyetur për veprimet e ditëve të fundi, ai tha se nuk ka mbetur i habitur.

"Veprimet e ditëve të fundit nuk janë të rastësishme dhe nuk habitemi,  pasi informacione ka pasur mjaftueshem. Ka pasur edhe informacione  nga organizata ndërkombëtare që në veri  ka grupe parashtetërore dhe që  atje kishte shpërthime dhe sulm. Grupet parashtetërore të mbështetura nga Beogradi Zyrtar po i bëjnë rezistencë qeverisë qëndrore në Prishtrinë për të shtrirë autoritetin e saj në atë zonë", vijon mendimin e tij analisti nga Kosova.

I pyetur për thirrjet  që kanë bërë zyrtarët e huaj për qetësimin e tensioneve, Pula u shpreh se Lista Serbe ka fuqi te pakicat serbe dhe çdo gjë po përhapet e qëllimshme për të krijuar rrëmujë.

"Kori diplomatik i akredituar në Prishtine dhe Brukseli Zyrtar ka berë thirrje të kenë kujdes palët në terren, por nga këndvështrimi ynë si qytetar është problemi te heshtja e faktorit ndërkombëtar prej vitesh. Ata kanë pasur mundësi dhe fuqi ligjore për ta qetësuar këtë situatë. Lista serbe e ka intimiduar pjesën tjetër që të mos votojnë dhe ka sjellë këtë situatën në këtë stad, në të cilën ne jemi të pafuqishëm të shtrijmë autoritetin institucional atje", tha Shqipërim Pula.

Analisti është pyetur edhe  deklaratën e fundit të Vuçiç-it,  Pula thotë se me anë të kësaj deklarate kuptojmë që Serbia ka qëllim që të kthejë bisedimet për territorin e Kosovës.

"Kjo deklaratë tregon që grupet e organizuar janë dorë e zgjatur e Beogradit zyrtar. Që nga viti 2011 që ka filluar dialogu mes Serbisë dhe Kosovës, Beogradi Zyrtar ka pranuar karrotat e Brukseli Zyrtar dhe asnjeherë nuk i është dhënë shkopi në ato situata kur kanë refuzuar për të zbatuar edhe marrëveshjet që janë krijuar mes Kosovës dhe Serbisë. Beogradi Zyrtar ka pjesë në atë zonë të Kosovës, tregohet fytyra e qartë për të mbajtur tensionin ashtu siç është.  Veriu i Kosovës të rikthehet ne tavoline për bisedime dhe nëse do ndodhte kjo eshte shumë keq,  sepse do kthehemi në diskutimin e urës së Mitrovicës që ishte ndarja mes shqiptarëve dhe pakicës serbe,përfundoi mendimin e tij analisti nga Kosova, Shqipërim Pula

F.D/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë