Tensionet në veri, Borrell: Barrikadat duhet të hiqen, të rikthehet qetësia! BE-ja e gatshme të shtojë trupat e EULEX-it në Kosovë

Tensionet në veri, Borrell: Barrikadat duhet të hiqen, të rikthehet qetësia! BE-ja e gatshme të shtojë trupat e EULEX-it në Kosovë

Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë deklaruar se janë të gatshme për depërshkallëzimin e situatës, teksa shprehet optimist se kjo do të ndodhë. Borrell, ka mbajtur një konferencë për media, pas takimit me përfaqësuesit  27  vendeve anëtare të BE-së më të cilët kishte biseduar për situatën e krijuar në veri të Republikës së Kosovës.

“Incidentet e fundit konfirmojnë këtë spirale rënëse shqetësuese, goxha shqetësuese, në marrëdhëniet me pasojat e dëmshme të popullit të Kosovës, Serbisë dhe mbarë rajonit. Që nga gushti po jetojmë një rreth vicioz konfrontimesh, provokimesh dhe reagimesh që është përshkallëzuar ditët e fundit, duke provokuar incidente serioze të sigurisë duke përfshirë sulmin kundër misionit tonë, misionit tonë EULEX dhe Policisë së Kosovës. Barrikadat që bllokojnë rrugët, njerëzit që enden në rrugë, nuk është diçka që do ta pranojmë. Ne nuk i pranojmë këto veprime që vijnë nga partnerët, njerëz që aspirojnë për një të ardhme evropiane. Kjo situatë duhet të marrë fund. Barrikadat duhet të hiqen. Duhet të rikthehet qetësia. Këshilli u bën thirrje qartazi të dyja palëve që të përmbahen nga çdo dhunë dhe veprim provokues. Kërkoj nga shtetet anëtare që të jenë të gatshme të dërgojnë përforcime shtesë për misionin tonë EULEX dhe shumë prej tyre ranë dakord dhe ata janë të gatshëm të dërgojnë më shumë kapacitete, mbështetje më efektive, dhe më shumë njerëz në këtë mision nëse është e nevojshme. E di që të dyja pjesët kanë treguar se janë gati të deeskalojnë situatën, dhe shpresoj se do ta bëjnë këtë, dhe shpresoj që të mos fillojnë ta përshkallëzojnë situatën më. Ata duhet t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga BE. Për mua, si lehtësues i dialogut, kjo është thelbësore për të dyja, Serbinë dhe Kosovën, në rrugën e tyre evropiane. Si lehtësues i BE-së, insistoj në zbatimin e detyrës të dhënë nga Kombet e Bashkuar. Pas incidenteve të fundit gjatë verës, ne kemi vënë në tryezë një propozim për të dy liderët, Serbisë dhe Kosovës, dhe këtë propozim e përditësuam javët e kaluara, pas marrëveshjes së fundit e cila supozohej të ishte definitive për të lënë anash tensionet lidhur me tabelat dhe çështjet tjera në komunat serbe të veriut të Kosovës, ka thënë Borell.

Ai ka shtuar se nesër do të jetë një takim përmbledhës në komitetin politik dhe një analizë e thellë e këtij propozimi dhe pasnesër Miroslav Lajçak do të udhëtojë në rajon për t’u kthyer më pas para këshillit të Bashkimit Evropian ku do të vlerësoj dhe informoj liderët për situatën në Kosovë. Pra ne jemi në rrugën e duhur.

“Ne e bëmë këtë propozim dhe tani duhet ta çojmë përpara si çështje urgjente. Unë u dhashë ministrave planin e parë dhe jam shumë i kënaqur për mbështetjen e fortë nga të gjithë ministrat për këtë iniciativë që po zbaton detyrën e Kombeve të Bashkimit, e cila tani është bërë një propozim i 27 vendeve të BE-së, jo i imi. … Pra është bërë një propozim i 27 vendeve të BE-së dhe duke marrë parasysh gjendjen urgjente dhe situatën e rrezikshme në terren, i kërkoj përfaqësuesit tonë special të BE-së të udhëtojë në rajon. Nesër do të jetë një takim përmbledhës në komitetin politik dhe një analizë e thellë e këtij propozimi, dhe pasnesër Miroslav Lajçak do të udhëtojë në rajon për t’u kthyer më pas para këshillit të Bashkimit Evropian ku do të vlerësoj dhe informoj liderët për situatën në Kosovë. Pra ne jemi në rrugën e duhur”, ka thënë mes tjerash Borell.

Borrell ka konfirmuar se situata në veri të Kosovës ka qenë temë diskutimi në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së. Sipas njoftimit, të gjithë ata janë pajtuar se duhet “të merren hapa për uljen e tensioneve”. Sipas Borrellit, palët duhet të dialogojnë sepse kjo është esenca e rrugës evropiane.


Lajmi kryesor:

Serbia nuk tërhiqet, Vuçiç: Më 15 dhjetor kërkesë NATO-s të fusim ushtrinë në Kosovë! Borrell: BE-ja e gatshme të shtojë trupat e EULEX-it! Rama: Prishtina ka mbështetjen tonë


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë