Serbia nuk tërhiqet, Vuçiç: Më 15 dhjetor kërkesë NATO-s të fusim ushtrinë në Kosovë! Borrell: BE-ja e gatshme të shtojë trupat e EULEX-it! Rama: Prishtina ka mbështetjen tonë

Për të tretën ditë radhazi, veriu i Kosovës është ende i bllokuar nga qytetarët serbë. Kalimi në vendkalimin Bërnjak dhe Jarinje nuk është i mundur as në këmbë. Shkollat ​​fillore dhe të mesme në veri janë mbyllur. Ndërkohë sot pritet që KFOR-i gjatë orëve të ardhshme të largojë barrikadat e vendosura nga serbët lokalë në veri, por ende rrugët janë të bllokuara.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri të ditur se pas seancës së 15 dhjetorit, Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar deri në 1.000 forca të sigurisë në Kosovë.

Ndërkohë i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u takua sot në Prishtinë me Kurtin. Pas takimit zyra e kryeministrisë bëri me dije se u diskutua mbi uljen etensioneve në veri të Kosovës dhe se gjithashtu ishte dakordësuar qëndrimi për heqjen e menjëhershme të barrikadave. Po ashtu i dërguari special nga BE, Miroslav Lajçak, do të vizitojë në 14 dhjetor Prishtinën dhe Beogradin për të tentuar uljen e tensioneve në veri. Sakaq kryeministri Edi Rama tha se qeveria e Kosovës ka gjithë mbështetjen dhe solidaritetin e qeverisë shqiptare për situatën në veri.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës që të jenë të qetë dhe paqësor. Pak pas orës 21:00, breshëri zjarri dhe shpërthimi u dëgjuan në Rudar afër Zveçanit, ndërsa ende nuk dihet se kush ka qëlluar.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka bërë të ditur se është formuar Shtabi i Krizave, i cili do të raportojë rregullisht për gjendjen në terren. Për shkak të ngjarjeve në Kosovë është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi. Ambasadorët e SHBA-së dhe Britanisë kanë kërkuar që menjëherë të largohen barrikadat e vendosura në veri.

Ndërkaq Gjykata Themelore e Prishtinës ka lënë një muaj në paraburgim ish efektivin serb në policinë e Kosovës, Dejan Pantiç i cili akuzohet se organizoi sulmet në zyrat e KQZ-së në Veri, në një kohë që institucioni zgjedhor po përgatitej për mbajtjen e zgjehdjeve për zëvendësimin e krerëve të 4 komunave me shumicë serbe. Arrestimi i tij nxiti tensionet në veri gjatë fundjavës, çka u shoqërua me vendosjen e barrikadave nga serbët dhe bllokimin e rrugëve në jarinjë e bërnjak. Nuk munguaa as të shtënat e me armë në zonën e Zubin Potokut, madje u sulmua edhe një grup i trupave të EULEX. Edhe pse presidentja osmani shtyu mbajtjen e zgjehdjeve të 18 dhjetorit në 4 komunat me sbhumicë serbe, tensionet nuk janë ulur.  

Përfaqësuesi i qeverisë serbe për Kosovën Petar Pekovic e ka quajtur masën e paraburgimit 1 muaj për Dejan pantic, si vazhdimësi të arrogancës së kurtit, që sipas tij ka arrestuar një qyytear të pafajshëm vetëm se ka emër e mbiemër serb.

Ndërkaq kryediplomati i BE Josep Borrel dhe I dërguari për dialogun Mirosllav lajcak do të udhëtojnë drejt Kosovës dhe Serbisë me qëllim që të ndihmojnë në uljen e tensioneve në veri. Borrell ka konfirmuar se situata në veri të Kosovës ka qenë temë diskutimi në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së, ku të gjithë kanë kërkuar të ndërmerren hapa në uljen e tensioneve.

Thirrje për uljen e tensioneve në veri të Kosovës ka bërë edhe Moska zyrtare, përmes rrugëve diplomatike. Ministria e Jashtme ruse ka rikonfirmuar ndërkohë mbështetjen për Beogradin, duke nënvizuarse janë alarmuar për situatën e krijuar, dhe ka akuzuar Prishtinën për “provokime” dhe “shtypje të serbëve në Kosovë”.

Si u përshkallëzua konflikti në veri të Kosovës
Disa serbë në veri të Kosovës, që nga data 10 dhejtor ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që të çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Këto veprime i ndërmorën pasi policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ishte përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.

Sulmet ndodhën teksa KQZ-ja po bënte përgatitje për zgjedhjet lokale në komunat veriore: Leposaviç, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok. Zgjedhjet u shpallën pasi kryetarët e komunave dhe përfaqësues të tjerë serbë u larguan nga vendet e punës në fillim të nëntorit, duke kundërshtuar një vendim të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar qarkullimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

Përfaqësuesit serbë, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, i kundërshtuan edhe zgjedhjet, që fillimisht u planifikuan për datën 18 dhjetor. Për shkak të situatës së tensionuar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i shtyu ato për në prill të vitit të ardhshëm. Autoritetet e Kosovës akuzuan “bandat kriminale serbe, të udhëhequra nga Beogradi”, për disa incidente me armë zjarri dhe shok-bomba që ndodhën ditëve të fundit në veri. Zyrtarët serbë thanë se udhëheqësit e Kosovës po përpiqen “t’i dëbojnë” serbët nga veriu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:13
Konjufca i zhgënjyer nga reagimet e ndërkombëtarëve për situatën në veri të Kosovës: Duket sikur duan të amnistojnë Vuçiç-in

1670853486_Screenshot20221212155941.png

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjuca deklaroi këtë të hënë për mediat vendase se ndërkombëtarët nuk kishin pasur një reagim të fuqishëm ndaj Serbisë për tensionet në veri. Ai tha se me këtë qëndrim dukej sikur po përpiqeshin të amnistonin Vuçiçin.

“Deri tani nuk kemi parë një gjuhë dhe ndërhyrje të qartë të Bashkimit Evropian për me ndëshku këto veprime të paligjshme dhe antikushtetuese të Serbisë brenda Republikës së Kosovës. Nuk kam parë një reagim të furishëm të bashkësisë evropiane. Nuk ka një dënim të saktë dhe ndërlidhje të veprimeve që po ndodhin në veri të Kosovës, sikur po mundohen ta amnistojnë Vuçiqin. Asgjë nuk është spontane, që na vjen prej Serbisë. Është e orkestruar prej Beogradit e gjithë kjo që po ndodh”, tha Konjufca.

 

Ora 21:16
Tensionet në veri të Kosovës/ Serbët mbushin rrugët e Beogradit, thirrje kundër NATO-s dhe ofendime raciste ndaj shqiptarëve

Gjendja në veri të Kosovës, vijon të mbetet shqetësuese, ndërkohë që në Beograd janë organizuar marshime nëpër rrugë në mbështetje të veprimeve për barrikadat e vendosura. Qindra serbë me ofendime dhe thirrje raciste ndaj shqiptarëve kanë zhvilluar një protestë pranë Kishës së Shën Savës në Beograd. Në thirrjet e turmës janë dëgjuar gjithashtu thirrje kundër perëndimit dhe NATO-s. 

Protesta vjen pas tensioneve të cilat kanë shënuar kulmin në veri të Kosovës ku serbët kanë vendosur barrikada dhe kanë bllokuar rrugët që pas arrestimit të ish policit, Dejan Pantiç.

Ora 20:56
Rusia thirrje për zgjidhje diplomatike për situatën në veri të Kosovës por mban anën e Serbisë: Po bëhet shtypje e serbëve

Rusia ka bërë thirrje për zgjidhje diplomatike pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës gjatë ditëve të fundit. Reagimi ka ardhur ditën e sotme ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitryu Peskov tha se parapëlqente zgjidhjen e situatës përmes rrugëve diplomatike.

“Ne parapëlqejmë që palët të bëjnë përpjekje të natyrës paqësore dhe që kjo situatë të zgjidhet përmes rrugëve diplomatike. Ne duam të sigurohemi që të gjitha të drejtat e serbëve janë të garantuara”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, para gazetarëve.

Ministria e Jashtme ruse është zotuar se do të qëndrojë me Beogradin.

“Ne do të vazhdojmë t’i ndihmojmë Beogradit për të mbrojtur interesat kombëtare legjitime, sa i përket Kosovës”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Ajo ka thënë se Moska është e alarmuar për situatën e krijuar, dhe ka akuzuar Prishtinën për provokime dhe “shtypje të serbëve në Kosovë”, pa ofruar dëshmi për pretendimet e bëra.

Ora 20:32
Tensionet në veri, Borrell: Barrikadat duhet të hiqen, të rikthehet qetësia! BE-ja e gatshme të shtojë trupat e EULEX-it në Kosovë

Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë deklaruar se janë të gatshme për depërshkallëzimin e situatës, teksa shprehet optimist se kjo do të ndodhë. Borrell, ka mbajtur një konferencë për media, pas takimit me përfaqësuesit  27  vendeve anëtare të BE-së më të cilët kishte biseduar për situatën e krijuar në veri të Republikës së Kosovës.

“Incidentet e fundit konfirmojnë këtë spirale rënëse shqetësuese, goxha shqetësuese, në marrëdhëniet me pasojat e dëmshme të popullit të Kosovës, Serbisë dhe mbarë rajonit. Që nga gushti po jetojmë një rreth vicioz konfrontimesh, provokimesh dhe reagimesh që është përshkallëzuar ditët e fundit, duke provokuar incidente serioze të sigurisë duke përfshirë sulmin kundër misionit tonë, misionit tonë EULEX dhe Policisë së Kosovës. Barrikadat që bllokojnë rrugët, njerëzit që enden në rrugë, nuk është diçka që do ta pranojmë. Ne nuk i pranojmë këto veprime që vijnë nga partnerët, njerëz që aspirojnë për një të ardhme evropiane. Kjo situatë duhet të marrë fund. Barrikadat duhet të hiqen. Duhet të rikthehet qetësia. Këshilli u bën thirrje qartazi të dyja palëve që të përmbahen nga çdo dhunë dhe veprim provokues. Kërkoj nga shtetet anëtare që të jenë të gatshme të dërgojnë përforcime shtesë për misionin tonë EULEX dhe shumë prej tyre ranë dakord dhe ata janë të gatshëm të dërgojnë më shumë kapacitete, mbështetje më efektive, dhe më shumë njerëz në këtë mision nëse është e nevojshme. E di që të dyja pjesët kanë treguar se janë gati të deeskalojnë situatën, dhe shpresoj se do ta bëjnë këtë, dhe shpresoj që të mos fillojnë ta përshkallëzojnë situatën më. Ata duhet t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga BE. Për mua, si lehtësues i dialogut, kjo është thelbësore për të dyja, Serbinë dhe Kosovën, në rrugën e tyre evropiane. Si lehtësues i BE-së, insistoj në zbatimin e detyrës të dhënë nga Kombet e Bashkuar. Pas incidenteve të fundit gjatë verës, ne kemi vënë në tryezë një propozim për të dy liderët, Serbisë dhe Kosovës, dhe këtë propozim e përditësuam javët e kaluara, pas marrëveshjes së fundit e cila supozohej të ishte definitive për të lënë anash tensionet lidhur me tabelat dhe çështjet tjera në komunat serbe të veriut të Kosovës, ka thënë Borell.

Ai ka shtuar se nesër do të jetë një takim përmbledhës në komitetin politik dhe një analizë e thellë e këtij propozimi dhe pasnesër Miroslav Lajçak do të udhëtojë në rajon për t’u kthyer më pas para këshillit të Bashkimit Evropian ku do të vlerësoj dhe informoj liderët për situatën në Kosovë. Pra ne jemi në rrugën e duhur.

“Ne e bëmë këtë propozim dhe tani duhet ta çojmë përpara si çështje urgjente. Unë u dhashë ministrave planin e parë dhe jam shumë i kënaqur për mbështetjen e fortë nga të gjithë ministrat për këtë iniciativë që po zbaton detyrën e Kombeve të Bashkimit, e cila tani është bërë një propozim i 27 vendeve të BE-së, jo i imi. … Pra është bërë një propozim i 27 vendeve të BE-së dhe duke marrë parasysh gjendjen urgjente dhe situatën e rrezikshme në terren, i kërkoj përfaqësuesit tonë special të BE-së të udhëtojë në rajon. Nesër do të jetë një takim përmbledhës në komitetin politik dhe një analizë e thellë e këtij propozimi, dhe pasnesër Miroslav Lajçak do të udhëtojë në rajon për t’u kthyer më pas para këshillit të Bashkimit Evropian ku do të vlerësoj dhe informoj liderët për situatën në Kosovë. Pra ne jemi në rrugën e duhur”, ka thënë mes tjerash Borell.

Borrell ka konfirmuar se situata në veri të Kosovës ka qenë temë diskutimi në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së. Sipas njoftimit, të gjithë ata janë pajtuar se duhet “të merren hapa për uljen e tensioneve”. Sipas Borrellit, palët duhet të dialogojnë sepse kjo është esenca e rrugës evropiane.

Ora 20:27
Kurti përfundon takimin me Escobar: U dakordësuam se largimi i barrikadave në veri të Kosovës duhet të ndodhë menjëherë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua sot me të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me të cilin diskutoi për situatën e tensionuar në veri të vendit.

Në njoftimin e publikuar nga zyra e kryeministrisë në Kosovë, thuhet se u diskutua për zhvillimet e fundit dhe situatën në pjesën veriore të Kosovës duke u theksuar se largimi i barrikadave duhet të ndodhë menjëherë.

“Në takim gjithashtu u diskutua për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, procesin e dialogut dhe për rrugën përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve", njofton Zyra e Kryeministrit.

Ora 19:57
Petkoviç: Masa e paraburgimit ndaj ish policit të Kosovës, arrogancë e Kurtit! E arrestoi vetëm se ka emër dhe mbiemër serb

1670871497_fff.JPG

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se masa e paraburgimit prej një muaji për ish-pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, është “vazhdimësi e arrogancës së (kryeministrit të Kosovës Albin) Kurtit.

Sipas tij, “Kurti e ka arrestuar një person të pafajshëm vetëm pse ka emër dhe mbiemër serb”.

Sipas autoriteteve të Kosovës, "Pantiq ka organizuar sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më 6 dhjetor, kur “janë sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë”.

Si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të Pantiqit më 10 dhjetor, serbët lokalë në veri të Kosovës kanë ngritur barrikada.

Më pas, Policia e Kosovës, duke përmendur aspektin e sigurisë, ka mbyllur dy pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë – Jarinjë dhe Bërnjak.

Ora 19:06
Lajçak viziton Prishtinën dhe Beogradin një ditë para se Vuçiç të dërgojë kërkesën për 1 mijë ushtarë serbë në Kosovë

1665175042_dsf.jpeg

Miroslav Lajçak do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin në datën 14 dhjetor për të tentuar të ndikojë në uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Lajmi u bë i ditur nga kryediplomati i Bashkimit Europian, Josep Borrell i cili tha se BE ishte gati për të dërguar përforcime për EULEX-in në Kosovë.

Borrell ka njoftuar se situata në veri të Kosovës ka qenë një temë diskutimi në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Ora 17:35
Tensione në Kosovës, Ministrja e Jashtme Gjermane: E gjithë mbështetja ime shkon për dialogun e udhëhequr nga BE, kërkesa e Serbisë e papranueshme

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha të dielën se kërkesa e Serbisë për dërgimin e ushtrisë në  Kosovës është e papranueshme pasi supozohet se shton tensionet rreth Kosovës.  Përmes një postimi në twitter, ministrja e jashtme ka ndarë mendimin e saj, tashme të publikuar zyrtarisht, se është kundër zgjedhjes që dëshiron të bëjë Serbia duke vendosur forcat serbe në veri të Kosovës, duke i dhënë Kosovës, mbështetjen e saj.

"Kosova uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Kërkesa e fundit nga Serbia bëri të kundërtën. Sugjerimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm. "E gjithë mbështetja ime shkon për dialogun e udhëhequr nga BE”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.

E gjitha nisi kur Policia e Kosovës ka ndaluar Dejan Pantic, një ish-polic serb, në pikën e kalimit në Jarinje në kufirin administrativ ndërmjet Kosovës dhe Metohisë dhe Serbisë qendrore. Si kundërpërgjigje, popullata serbe ngriti barrikada në një autostradë në disa vendbanime afër postbllokut dhe dolën në rrugë në shenjë proteste për të mos lejuar që Pantiç të çohej në Prishtinë.

Më 10 dhjetor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori vendim për shtyrjen e zgjedhjeve të parakohshme duke i caktuar në prill,  në zonat veriore të Kosovës dhe Metohisë me popullsi serbe. Në të njëjtën ditë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në një fjalim drejtuar Beogradit se do t'i kërkojë KFOR-it të vendosë ushtrinë serbe në Kosovë dhe Metohi duke iu referuar rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Situta vazhdon të jetë e tensionuar ende në veri të Kosovës.

Ora 17:25
Arrestimi i tij solli rritjen e tensioneve, Gjykata cakton masën e sigurisë për ish-policin serb që organizoi sulmin ndaj zyrtarëve të KQZ

Një muaj paraburgim është caktuar për ish policin serb, Dejan Pantiç i cili u arrestua në 10 dhjetor në pikëkalimin kufitar në Jarinjë të veriut të Kosovës. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svelçka, ai ka organizuar të gjithë sulmin terrorist ndaj zyrtave të KQZ në veri të Kosovës në 6 dhjetor ku u sulmuan zyrtarë policorë dhe ata të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Pikërisht për arrestimin e ish policit, serb pati reagime të shumta nga serbët në veri të Kosovës të cilët duke përdorur barrikada bllokuan rrugët dhe madje shkuan deri në pikën ku shkëmbyen zjarr me zyrtarët e EULEX.

Ora 17:12
Rezultoi pozitiv me Covid-19, aryeja pse Këshilltari i Lartë i DASh anuloi vizitën në Kosovë

 

 

1670844639_chollet.JPG

Derek Chollett, këshilltar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit

Derek Chollett, këshilltar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, bën me dije se e ka anuluar vizitën e planifikuar për në Ballkan, për shkak të përgjigjes pozitive me Covid-19.

“Më duhet ta shtyjë vizitën time në Ballkan dhe Bruksel për shkak të rezultimit pozitiv me Covid. DO të qëndrojë i angazhuar në të gjitha çështjet në rajonin e Ballkanit dhe mezi pres ta realizojë vizitën në fillimvitin tjetër”, ka shkruar Chollet në Twitter.

Chollett kishte planifikuar të takohej bashkë me Gabriel Esbobarin, të dërguarin e DASH për Ballkanin Perëndimor dhe së bashku të vinin në Prishtinë.

Zyrat e krerëve shtetërorë megjithatë kanë njoftuar se sot to ta presin Escobarin për takim.

Ora 16:58
Tensione në veri, Petkoviç publikon foto të policëve të Kosovës: Serbët në barrikada luftojnë për mbijetesë, Kurti po dërgon ROSU-në, shkel marrëveshjen

1670577327_PetarPetkovic1.jpg

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviç

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviç, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka postuar disa foto të policëve të Kosovës, të cilët kanë formuar me duar shqiponjën duke i quajtur kështu si rrezik. Petkoviç ka kërkuar që të gjitha shtetet që sulmojnë Serbinë të shohin fotot e policëve me armë në duar dhe me pretendimin që këta policë janë mbi spitalin e Mitrovicës veriore, ndërsa serbët ne barrikada thjesht janë duke luftuar për mbijetesë. Sipas mediave kosovare, ai  ka tentuar të viktimizohet, duke shpërndarë disa fotografi të policëve të Kosovës në veri të vendit.

“Evropë, a je duke parë tytat e gjatë në veri?! Evropë, a i sheh forcat speciale mbi spital? Ndërsa serbët në barrikada luftojnë thjeshtë për mbijetesë, Kurti po dërgon ROSU-në në veri me gisht në këmbëz!”, ka shkruar Petkoviç në një postim në Twitter. Sipas cilës pikë të ndonjë marrëveshjeje po qëndrojnë forcat speciale të Kurtit në veri të Kosovës? Nuk kanë çfarë të kërkojnë atje dhe prania e tyre është shkelje e qartë e marrëveshjes”, ka shkruar Petkoviç.

 

Ora 16:19
Tensionet në veri të Kosovës, ministri serb i mbrojtjes: Ushtria e Beogradit e gatshme për çdo gjë për të mbrojtur sovranitetin e vendit

1670858370_1668096292dfgdrfgdf.jpg

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha se “ushtria serbe është e gatshme të kryejë çdo detyrë për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Serbisë dhe të të gjithë qytetarëve të saj”

Me këtë deklaratë, ai aludoi në territorin e Republikës së Kosovës – shtet i pavarur qysh në vitin 2008, por të cilin Serbia nuk e njeh.  

Ora 16:08
Franca kërkon uljen e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës: Dënojmë sulmet ndaj EULEX-it dhe aktet e dhunës në veri

Franca ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të ulin tensionet dhe të rikthehen në tryezën e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian duke theksuar se çështja e tensioneve në veri, do të diskutohet edhe sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të jashtëm në Bruksel

 “Franca është shumë e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës dhe dënon fuqishëm sulmin e papranueshëm ndaj misionit të EULEX-it në Kosovë si dhe të gjitha aktet e dhunës në terren. Franca u kërkon palëve të tregojnë përmbajtjen më të madhe dhe të tregojnë përgjegjësi për të ulur tensionet. Franca mbështet plotësisht ndërmjetësimin evropian, i cili duhet të bëjë të mundur përparimin drejt një marrëveshjeje globale dhe ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe të ecim përpara në drejtim të perspektivës evropiane të dy vendeve. Po ashtu, u kërkon të dyja palëve të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE.”-shkruhet në reagimin e bërë nga ministria e Jashtme e Francës. 

 

Ora 15:22
Von Cramon: Të papranueshme deklaratat e Vuçiç për vendosjen e ushtarëve serbë në veri, të largohen barrikadat

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon e ka konsideruar të papranueshme, kërkesën e Serbisë për vendosjen e ushtarëve serbë në veri të vendit.

Nëpërmjet një reagimi në llogarinë e saj në tëitter, ajo tha se duhej të bëhej largimi i barrikadave si një shenjë e uljes së tensioneve në veri.

“Rivendosja e paqes dhe stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Sulmet ndaj EULEX dhe njoftimi për ushtarët serbë, janë krejtësisht të papranueshme. Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të largohen si ulje e përshkallëzimit. Mbështetje e plotë për dialogun e udhëhequr nga BE.” – shprehet ajo.

 

Ora 15:03
‘Po kërcënohem’, politikania serbe në Kosovë akuza ndaj Vuçiç: Serbët e Kosovës duhet të çlirohen nga kriminelë si ju

1670853815_rada.jpg

Rada Trajkoviq, një nga politikanet më të shquara serbe nga Kosova , sulmoi drejtpërdrejt presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe “ veprimet kriminale ” të tij kundër serbëve të Kosovës.

"Më kot përpiqeni të më kërcënoni. Kot 24 orë në ditë komentuesit dhe analistët tuaj në Pink Tv vizatojnë objektiva mbi ballë para gjithë kombit. Më kot zgjoni kolegët e fjetur në opozitë në dëshirën tuaj për të diskredituar. unë ”, ka shkruar Trajkoviç në Tëitter dhe ka theksuar: “ Unë jam në anën e djathtë. Serbët e Kosovës duhet të çlirohen nga kriminelët .”

Sipas Rada Trajkoviq, " komuniteti serb në Kosovë duhet të kthehet aty ku ishte para vitit 2012 - ruajtja e pranisë së tij, bashkëjetesa dhe pajtimi ". “ Ti ( Aleksandër Vuçiq ) dhe kriminelët e tu na shndërruat në një makinë për fitim të shpejtë/kriminel dhe për forcimin e pushtetit tuaj personal. Por, këtij modeli po i vjen fundi ”, ka shkruar edhe Rada Trajkoviq.

Ora 14:57
Tensionet Beograd-Prishtinë në veri/ Konjufca: S’do të lejojmë që Vuçiç të komandojë në Kosovë me bandat e tij

1670853486_Screenshot20221212155941.png

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas takimit me homologun e tij në Shkup, Talat Xhaferi, ka theksuar se rajoni nuk është imun nga ndikimet e Rusisë, dhe kjo vërehet në veprimet e Serbisë gjatë ditëve të fundit në Kosovë.

“Veprimet e Serbisë janë të papranueshme, ato kanë për qëllim destabilizimin dhe ndarjen de-facto të shtetit të Kosovës. Ne, si popull, qëndrojmë shumë të bashkuar që t’i luftojmë këto veprime, të cilat kanë si prapavijë gjeopolitike ndikimin rus dhe fuqishëm do të ecim në shtetin demokratik të Kosovës për sundim të ligjit dhe për demokraci në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Kosova është e përcaktuar për zgjidhjen e problemeve përmes dialogut”, ka theksuar në Shkup, Konjufca, duke komentuar zhvillimet në Kosovë.

Gjatë vizitës në Shkup, Konjufca ka thënë se gjatë këtij muaji Kosova ka ndërmarrë dy veprime, të cilat kanë qenë plotësisht të koordinuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian: arritjen e marrëveshjes në Bruksel për çështjen e targave dhe shtyrjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës.

“Serbia, në anën tjetër, u përgjigj me mbështetjen e eksponentëve, të cilët janë në krye të krimit të organizuar në atë pjesë të Kosovës, e të cilët ndërmarrin veprime të dhunshme dhe të armatosura kundër Policisë së Kosovës dhe i mbyllin rrugët e karakterit ndërkombëtar përmes vendosjes së barrikadave të paligjshme”, ka thënë Konjufca duke rikujtuar që “këta eksponentë janë në listën e zezë të SHBA-së dhe të Britanisë së Madhe”.

“Nuk do të lejojmë që brenda territorit të Kosovës,[Aleksandar] Vuçiqi të komandojë përmes këtyre bandave”, ka deklaruar Konjufca.

Ora 14:56
Si rusët në Ukrainë, edhe serbët në veri të Kosovës me simbolet 'Z'

Situata në veri sot duket të jetë e qetë, ndonëse barrikadat akoma vazhdojnë të qëndrojnë.

Mediat në Kosovë kanë publikuar pamje nga veriu i vendit teksa shihet se në disa lagje atje, ka prezentë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, mirëpo situata është e qetë.

Në fotografitë e shkrepura, në Rudarë të Zveçanit është parë simboli “Z”, i cili është përdorur dhe në agresionin rus në Ukrainë. Ky simbol është bërë në një prej objekteve që gjendet atje.

Kujtojmë se simboli “Z” është vendosur në mure, tanke, bluza e shume vende të tjera, si shënjë për të treguar luftën e Rusisë në Ukrainë.

Ora 14:52
Tensionet në veri të Kosovës, Osmani pret në takim Escobarin, kërkon që urgjentisht të hiqen barrikadat në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Mediat u lejuan të marrin pamje vetëm në fillim të takimit, derisa nga zyrtarë të presidencës u bë e ditur se nuk do të ketë deklarata për media pas takimit.

Bashkë me Ecobar në Kosovë ka qenë e paraparë të vjen të hënën edhe këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, mirëpo, siç u raportua ai ka anuluar vizitën në Kosovë për arsye të infektimit me COVID 19.

Pas takimit me presidenten Osmani, Escobar do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Ora 14:20
Tensionet me Kosovën, Balla: Serbia të dënojë sulmet ndaj policisë të Kosovës

1670848530_Screenshot1.jpg

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha sot se kryeministri Edi Rama i ka dënuar aktet e dhunës në veri të Kosovës, si dhe ka shprehur mbështetjen e tij e të qeverisë.

Në një deklaratë për gazetarët, Balla u shpreh se Kosova është e pavarur dhe se Serbia duhet ta kuptojë diçka të tillë. Ndër të tjera, Balla nënvizoi se Tirana zyrtare i bashkohet thirrjes së SHBA-ve dhe BE-së që duhet të respektohen vendimmarrjet e institucioneve të Kosovës.

“Ajo që është shumë e rëndësishme, është që kryeministri Rama ka qenë shumë i qartë në dënimin e të gjitha akteve të dhunës, të ndodhura dhe në mbështetje të nevojës për të mos eskaladuar asnjë prej ngjarjeve aty dhe unë mendoj që rëndësishme është që Kosova, duhet kuptuar nga të gjithë, përfshirë këtu edhe Serbinë, që është shtet i pavarur, shtet me institucione dhe natyrshëm ne duhet të respektojmë të gjitha vendimmarrjet e institucioneve të Kosovës si një shtet i pavarur”, tha Balla.

“Megjithatë, ajo që dua të ripërsëris dhe që mendoj që është qëndrimi zyrtar i Tiranës dhe i Ministrisë së Jashtme, është që ne i bashkohemi thirrjes së SHBA-ve dhe BE-së që duhet të respektohen vendimmarrjet e institucioneve të Kosovës dhe të dënojmë sulmet. Sulmi ndaj oficerit të EULEX-it është i papranueshëm, duhet dënuar nga të gjithë, përfshirë Serbinë”, theksoi ai.

Ora 14:17
Ministri serb i Mbrojtjes viziton pjesëtarët e ushtrisë serbe në Rashkë

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, ka arritur të hënën në Rashkë, ku do të vizitojë pjesëtarët e ushtrisë serbe që janë të stacionuar në atë zonë. Zëvendës-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Petar Cvetkoviq, është thënë të ketë informuar ministrin për situatën aktuale në terren.

Ora 14:08
Kërkon të fusë ushtrinë në Kosovë, zbardhen pjesë nga letra e Vuçiç për KFOR-in: Nuk thoni dot jo, na lehtësoni hyrjen

Media serbe “Novosti” ka cituar pjesë nga letra që ajo thotë se Vuçiç do t’ia dërgojë komandës së KFOR-it, për të mundësuar vendosjen e ushtarëve dhe policëve serbë në veri të Kosovës. Sipas kësaj kërkese, për të cilën nuk është e sigurt nëse është zyrtare, Serbia po kërkon që trupat të vendosen në veri pasi është “e nevojshme të sigurohet mbijetesa e serbëve dhe komuniteteve të tjera”.

“Novosti”, raporton se në këtë tekst janë të detajuara arsyet pse “është e nevojshme” ardhja e trupave serbe.

“Kjo lëvizje e autoriteteve serbe, e cila padyshim do të bëhet pjesë e historiografisë, nëse shikohet në mënyrë strikte ligjore, sigurisht që nuk është një goditje boshe. Sepse dispozita e Rezolutës 1244 është formuluar në atë mënyrë që nënkupton detyrimin për të mundësuar kthimin e ushtrisë dhe policisë sonë.” – thuhet në këtë kërkesë, siç pretendohet nga mediumi në fjalë.

Por më tutje, raportohet se në kërkesën e Serbisë, thuhet se “komandanti i KFOR-it nuk ka kompetencë diskrecionale për të vendosur nëse do ta lejojë këtë apo jo, por është i detyruar të lehtësojë ardhjen e forcave serbe në veriun e Kosovës”.

“Kthimi i ushtrisë dhe policisë së Republikës së Serbisë nuk është thjesht një mundësi, por Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së krijoi obligim për KFOR-in që ta mundësojë këtë kthim.” – raportohet se shkruan në këtë kërkesë./ Nacionale

Ora 13:40
Kryetari i Listës serbe kërkon lirimin e serbëve të arrestuar

Goran Rakiç, kryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, kërkoi lirimin e, siç tha, serbëve të arrestuar “padrejtësisht” në veri të Kosovës.

Arrestimi i një ish-polici serb të shtunën u bë edhe shkas i barrikadave që ngritën disa qytetarë serbë në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht në rrugët që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Duke folur nga barrikadat në fshatin Rudarë, Komuna e Zveçanit, Rakiq tha se populli serb “do paqe”.

“Ne kërkojmë që qytetarët tanë të arrestuar padrejtësisht, të lirohen, dhe që [kryeministri i Kosovës] Albin Kurti t’i tërheqë njësitet që i dërgoi në veri, të ndalojë keqtrajtimin e fëmijëve tanë dhe të ndalojë ndjekjen e serbëve”, tha Rakiç, duke mos sjellë asnjë provë për këto pretendime, raporton REL.

Një ditë më herët, ai po ashtu tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po përgatit dërgimin e forcave të tij speciale “për të përndjekur” serbë nga pjesa veriore e vendit.

Këto pretendime u hodhën poshtë nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Absolutisht e pavërtetë”, tha ai për REL.

Ora 13:03
Vuçiç u drejtohet ndërkombëtarëve: Kosova nuk po respekton asnjë marrëveshje! Na thoni, çfarë doni?

1670342956_Screenshot1.jpg

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka pyetur sot se cilën nga pesë marrëveshjet duhet të respektojë Beogradi, kur Prishtina dhe ata që e ndihmojnë nuk respektojnë asnjërën prej tyre.

Duke komentuar deklaratën e shefit të diplomacisë gjermane se është e papranueshme dërgimi i forcave serbe në Kosovë dhe Metohi, ai tha se përgjigja wshtw në vend të komandantit të KFOR-it, i cili ende nuk ka marrë një kërkesë të tillë nga Serbia. Siç tha ai, KFOR-i do ta marrë kërkesën vetëm të enjten pasdite pas procedurave që duhet të ndiqen, andaj pyeti:

“Tani kam një pyetje për të gjithë ata, ju lutem më thoni, unë do t'i paraqes para tyre 5 dokumente të rëndësishme, cilin prej tyre duhet ta respektojmë, na thoni një dhe ne do ta respektojmë atë, zgjidhni ju, doni Marrëveshjen e Kumanovës, Karta e OKB-së, Rezoluta 1244, Marrëveshja e Brukselit, Marrëveshja e Uashingtonit, na thoni, çfarë doni, a e kuptoni se ata nuk respektojnë asnjërën nga ato marrëveshje, as Prishtina dhe as ata që i ndihmojnë, tani e kanë pranuar se ua kanë bërë këtë edhe disa të tjerëve. Na thuaj çfarë do?" .- raporton Euro News Serbia.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka pyetur sot se cilën nga pesë marrëveshjet duhet të respektojë Beogradi, kur Prishtina dhe ata që e ndihmojnë nuk respektojnë asnjërën prej tyre.

Ai po ashtu tha se Beogradi po bwn thirrje pwr paqe: “Ne po bëjmë gjithçka, kemi punuar dje gjithë ditën, derisa morëm garanci se nuk do të pushtojnë së bashku, po kërkojmë që të lirojnë serbët e pafajshëm dhe jo të lirojnë policinë e armatosur, deri në dhëmbë. Nuk kanë asnjë mundësi reale për ta bërë këtë. Ne nuk duam konflikt, na duhet gjithçka në botë, por jo kjo."

Vuçiç tha se ka marrë garanci se nuk do të ketë inkursione të reja në veri të Kosovës dhe Metohisë dhe shembje të barrikadave dhe u bëri thirrje serbëve që të mos bien në provokime.

“Ne jemi duke bërë gjithçka, dje kemi punuar gjithë ditën derisa mbrëmë morëm garanci se nuk do të hyjnë për të shembur barrikadat, po kërkojmë edhe një herë që serbët e pafajshëm të lirohen dhe policia e Kosovës të mos hyjë më me tuba të gjata dhe ne treguam foto të atyre njerëzve me tuba të gjatë Ata nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë në asnjë rrethanë”, theksoi Vuçiç.

Ora 12:58
Çfarë thuhet në Rezolutën 1244, në bazë të së cilës Serbia paralajmëron kërkesën për dërgimin e trupave në Kosovë?

Beogradi zyrtar që më 8 dhjetor paralajmëroi shqyrtimin e vendosjes së forcave të veta në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara. Por çfarë thuhet në rezolutë.

Rezoluta 1244
Rezoluta 1244, e miratuar në vitin 1999, ofroi një kornizë për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë, duke autorizuar vendosjen e një pranie ndërkombëtare, civile dhe ushtarake. Ajo themeloi një administratë ndërkombëtare tranzitore dhe mbikëqyri tërheqjen e forcave ushtarake serbe nga Kosova.
Neni 4 vërteton se pas tërheqjes, një numri të personelit ushtarak dhe policor, jugosllav dhe serb, do t’i lejohet kthimi në Kosovë, për t’i ushtruar funksionet në përputhje me aneksin 2.
Neni 6 i aneksit 2 përmend funksionet e mëposhtme:
Ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë; shënjimi/pastrimi i fushave të minuara; mbajtja e një pranie pranë objekteve të trashëgimisë serbe; mbajtja e një pranie në vendkalimet kryesore kufitare.
Ora 12:50
Vuçiç nuk tërhiqet: Më 15 dhjetor do t'i dërgojmë kërkesë NATO-s për vendosjen ushtarëve serbë në Kosovë

1670342956_Screenshot1.jpg

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri të ditur se pas seancës së 15 dhjetorit, Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar deri në 1.000 forca të sigurisë në Kosovë.

Beogradi zyrtar qysh më 8 dhjetor paralajmëroi shqyrtimin e vendosjes së forcave të veta në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara, raporton REL. 

Me këtë paralajmërim, ai iu përgjigj pranisë së shtuar të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, e cila është e banuar me shumicë serbe.

Ora 12:28
Këshilltar i Lartë i DASH anulon vizitën në Kosovë

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, anuloi vizitën në Kosovë, për “arsye familjare”, raporton Radio Evropa e Lirë.

Ka qenë e paraparë që Chollet dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të takojnë pasditen e sotme udhëheqësit e lartë të shtetit të Kosovës, ndërsa mëngjesin e së martës përfaqësues të partive politike.

Në një njoftim të Qeverisë së Kosovës u bë e ditur se kryeministri Albin Kurti do të presë pasdite në takim vetëm Escobarin.

Ora 11:49
Situata në veri të Kosovës, Rama: Kurti ka solidaritetin dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare

 

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit për projektin e Porto Romanos, ka falenderuar përshëndetur kryeministrin e Kosovë dhe ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare për situatën që po ndodh në veri.

‘Përshëndes Kryeministrat Kurti dhe Kovaçevski, e patën të pamundur të ishin këtu për shkak angazhimesh. Në rastin e Kurtit e keni parasysh që bëhet fjalë për situatën në veri, dhe kanë të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.’- u shpreh Rama.

Ora 10:33
Borrell bën thirrje për shtensionimin e situatës: Duhet t’i ktheheni dialogut

1670059577_borrell.PNG

Kosova dhe Serbia duhet të shtensionojnë situatën, tha të hënën shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Ato duhet t’i kthehen dialogut, duhet ta kapërcejnë këtë tendencë për të luftuar në rrugë”, tha ai para një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.

Kujtojmë se në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe - disa grupe serbësh vazhdojnë bllokimin e rrugëve për të tretën ditë me radhë.

Ora 09:32
Tensionet në Kosovë, Grenell u bën thirrje evropianëve: Lirojeni menjëherë Hashim Thaçin nga Haga

1661031613_grenell.JPG

Ish-i dërguari i Posaçëm për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka kërkuar që të hiqen barrikadat në veri të Mitrovicës. Në një postim në Twitter, Grenell po ashtu iu ka bërë thirrje evropianëve të ndryshojnë strategjinë e tyre. Ndërkohë, ka kërkuar lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga.

Postimi i plotë

Albin Kurti duhet të lirojë serbët e ndaluar, të hapen të gjitha vendkalimet dhe të hiqen të gjitha barrikadat – njëkohësisht. Dhe nëse Kurti nuk e bën këtë menjëherë, atëherë SHBA duhet të ndalojë çdo ndihmë. Nuk duhet të mbështesim dikë që krijon terror.

U bëj thirrje evropianëve që të ndryshojnë direktivat e strategjisë së tyre Kosovë-Serbi. Ata nuk po e ndihmojnë krizën ballkanike – po e përkeqësojnë atë me ndërhyrjet e tyre të njëanshme dhe të çrregullta. Dhe lironi Hashim Thaçin menjëherë nga Haga.

Ora 08:43
Tensionet në veriun e Kosovës, Escobar dhe Chollet zbarkojnë në Kosovë

 

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të takojnë sot në Prishtinë udhëheqësit e Republikës së Kosovës. Takimet me zyrtarë të lartë të Qeverisë pritet t’i zhvillojnë në orët e vona të pasdites, ndërsa me udhëheqësit e opozitës do të takohen paraditen e së martës. Vizita e tyre vjen në kohën kur situata në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe - është e tensionuar.

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjenocidi: 12/12/2022 23:16

    Kosova duhet te beje kerkese per 100 miliard € nga Serbia per gjenocid ne shqiptaret e kosoves ne vitin 1999 ne luften e kosoves por dhe gjenocidet e tjera ndaj ne marrveshjen e njohjes duhet edhe karta e gjenocidit nje turp qe ne 2023 akoma flitet per lufte nga humbesit e luftes (Serbia humbi luften e kosoves de facto)!!!

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 12/12/2022 15:09

    Ja more njeres,degjuam edhe PUPACIN E RILINDJES,shokun Tao,politikanin e lartë me emrin Tauland,qe gjykata Elbasanit,me urdherin e "zeusit te rilindjes" i asgjesoj pergjimet me kriminelet e Elbasanit. Hajde çvete me keta ZEZANË TË TURPIT ne Shqiperi e Kosovë.

    Përgjigju
  • Mala: 12/12/2022 14:13

    Rama,si gjithmone i pergjigjet serbise, sipas kompetencave Kushtetuese,pavaresisht disa "zerave te shemtuar" kendej Drini qe, kane marr "detyre" te mbahen ne sherbim serbe te perçarjes ndershqiptare.

    Përgjigju
    • Arbërori: 12/12/2022 22:30

      Edvin shkjau shqipfolës ështé tradhtar i pështirë i kombit! Ky nuk flet në baza kushtetuese , por flet qka i thotë Vucici dhe Putini .

  • Huti: 12/12/2022 13:14

    Rama vellai vucic

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë