Tensionet në veri të Kosovës, eksperti i sigurisë për Report Tv: Rezultat i politikës së gabuar të Kurtit, s’është koordinuar me SHBA-të

Situata në veriun e Kosovës vijon të jetë problematike. Sot është dita e 16-të prej kur serbët lokalë vendosën barrikada nëpër rrugë, në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit, Dejan Pantiç.

Eksperti i sigurisë Drizan Shala në një intervistë për Report Tv për gazetarin Nertil Agalliu, thotë se shkak për tensionet janë politikat e gabuara në terren të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Sipas tij politikat e Kurtit kanë dështuar skajmërisht dhe se në veri ka një siguri të brishtë vetëm për këtë fakt.

‘Tensionet politike nuk janë duke kontribuar në nivelin operacional policor. Në terren kemi tensionim të situatës sulme të ndryshme sa i takon shok bombave. Pasoja e vetme e gjithë kësaj drame në pjesë veriore është rezultat i politikës së gabuar të republikës së Kosovës e cila nuk është koordinuar edhe me partnerin strategjik SHBA. Në këtë aspekt le të shpresojmë që KFOR të marrë hapin konkret s ai përket çështjes së garantimit të lëvizjes së lirë sipas mandatit që ka. Politika e Kurtit në këtë aspekt ka dështuar skajshmërisht. Kemi një politikë të dështuar në aspektin e sigurisë. Kemi një politikë që ka thirrur për tension.’- u shpreh Shala.

Sipas ekspertit të sigurisë, një politikë jo e mençur me mosvazhdimin e dialogut po i shërben axhendës së Serbisë.

‘Mund të themi në aspektin e konkluzioneve një politikë jo e mençur me mosvazhdimin e  dialogut, pasi na shpie në një qorrsokak që na shpie në axhendën e Serbisë. Çdo veprim i joni që bëhet në terren bëhet në bazë të një skenari që ka parashikuar Serbia. Shpresojmë që nesër në takimin ndërmjet Kurtit dhe komandantit të KFOR të gjendet një zgjidhje dhe të bëhet me dije që barrikadat të hiqen nëpërmjet dialogut.  Siguria është e brishtë në atë pjesë. Çështjet në veri vetëm një shkëndijë e vogël mund ta përmbysë atë që është ndërtuar. Këtë po dëshiron Beogradi që policia e Kosovës të ndërhyjë me mekanizmin e saj. De Facto janë struktura paralele.’- u shpreh Shala.

Si u përshkallëzua konflikti në veri të Kosovës?
Disa serbë në veri të Kosovës, që nga data 10 dhjetor ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që të çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Këto veprime i ndërmorën pasi policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ishte përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.

Sulmet ndodhën teksa KQZ-ja po bënte përgatitje për zgjedhjet lokale në komunat veriore: Leposaviç, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok. Zgjedhjet u shpallën pasi kryetarët e komunave dhe përfaqësues të tjerë serbë u larguan nga vendet e punës në fillim të nëntorit, duke kundërshtuar një vendim të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar qarkullimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

Përfaqësuesit serbë, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, i kundërshtuan edhe zgjedhjet, që fillimisht u planifikuan për datën 18 dhjetor. Për shkak të situatës së tensionuar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i shtyu ato për në prill të vitit të ardhshëm. Autoritetet e Kosovës akuzuan “bandat kriminale serbe, të udhëhequra nga Beogradi”, për disa incidente me armë zjarri dhe shok-bomba që ndodhën ditëve të fundit në veri. Zyrtarët serbë thanë se udhëheqësit e Kosovës po përpiqen “t’i dëbojnë” serbët nga veriu.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlonjati: 26/12/2022 07:36

    EKSPERTI KOSOVAR QENKA NE UNISON TE PLOTE ME EKSPERTIN TONE MERO BAZE. MERO KUPTOHET SE E KA DETYRIM SEPSE PAGUHET NGA RAMA ,PO KY ?!BESOJ QE DO JETE DHE KY I PAGUAR. QENKA FAJI I ALBINIT (SIPAS TE DYEKSPERTEVE)QE PASKAN ARRESTUAR NJE POLIC SERB !

    Përgjigju
  • S'di: 26/12/2022 04:20

    asgjë

    Përgjigju
  • Arbërori: 25/12/2022 21:35

    PRONTO MAFIA me Vucicin dhe Edvin shkjaun në aksion, o të mjerë o tradhtarë së shpejti do iu mbuloj mjegulla e turpit një herë e mirë…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë