Tensionet në veri, Enver Hoxhaj në ‘Kontrast’: Qasja e Kurtit e gabuar, e ka dëmtuar Kosovën në arenën ndërkombëtare

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj komentoi në Report Tv tensionet në veri të Kosovës. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga, Hoxhaj komentoi edhe qëndrimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kuti, duke thënë ai ka një qasje të gabuar dhe se e ka dëmtuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Kidnapimi tre policëve ishte një akt agresioni mbi Kosovën, njësit speciale u futën brenda një territori sovran. Falë presionit Amerika, europian dhe roli që ka pas Rama dhe shtete të tjera, është gjë e mirë që u liruan, por situata është ajo që ka qenë edhe pas arritjes së marrëveshjes së Ohrit. Qasja e Kurtit është e gabuar. Ne nuk kemi dyshim në qëllimet e mira, por nga viti i kaluar ajo që ka ndodh në veri të vendit është një dobësim i sovraniteti të Kosovës dhe sjellja e tij ndërkombëtare ka qenë e dëmshme”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj se Kurti duhet të ketë një politike të re për veriun, duke theksuar se duhet të shpallin zgjedhjet e reja në katër komunat me pjesëmarrjen e komunitetit serb dhe shtensionim të situatës.

Serbia dhe Vuçiç që nuk janë të interesuar që Kosova të ketë raporte normale, janë të interesuar që Kosova të prezantohet ndërkombëtarisht si një shtet që ka probleme serioze me autoritetin në veri, që të krijohet një vakum në aspektin institucional. Kurti s’ka politikë në raport me veton e Kosovës, duke qenë se kishim një bojkot të kom serb, kryetarët e bashkive dhanë dorëheqjen, policët u tërhoqën, gjyqtarët prokurorët. Dhe zgjedhjet mbahen për të mbushur këtë vakum si pasojë e politikës së Kurtit, kishte një bojkot të popullatës serbe në raport me zgjedhjet që mbajtën. Kurti mund të ketë një politikë të re nëse ka në veri të vendit një proces politik, që duhet të jenë zgjedhje të reja, shtensionim i situatës, pjesëmarrjeje e komunitetit serb dhe drafti i një as për komunat serbe.

Tre policët e rrëmbyer nga forcat serbe prej 14 qershorit u liruan paraditen 26 qershorit 2023 me vendimin e Gjykatës së Kralevës, e cila nuk shuajti akuzat për prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, por vendosi që ata të hetohen në liri. 

Rrëmbimi i tre policëve nxiti reagime të shumta si në Kosovë, ashtu edhe te bashkësia ndërkombëtare, e cila kërkoi vazhdimisht lirimin e tyre. Qeveria e Kosovës tha se ata janë rrëmbyer në territorin e saj, por Serbia e mohon duke thënë se policët kishin hyrë në territorin e tyre dhe i akuzoi se kishin kryer veprat penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë