Tensionet në veri të Kosovës/ Kollçaku: Shtimi i forcave të NATO-s, garanci që konflikti të kufizohet! Gjikondi: Kurti e ka futur politikën shqiptare në qorrsokak

Shtimi forcave të NATO-s në veri të Kosovës është një garanci që konflikti të kufizohet. Kështu shprehet deputeti Bardhyl Kollçaku, i shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjatë një interviste për Report Tv, në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Për gazetari Arbër Hitaj në emisionin ‘Studio Live’, Kollçaku u shpreh se të dyja palët duhet të veprojnë me maturi dhe me qetësi.

'Shkak i këtij konflikti janë vendosja e 4 kryetarëve të rinj të bashkive në komunat me shumicë serbe. Shumica serbe në këto komuna e bojkotuan procesin zgjedhor, ndoshta me urdhër nga Beogradi e për pasojë serbët nuk lejojnë që kryetarët legjitime të marrin detyrën. Kjo është kronikë e një ngjarje të paralajmëruar. U arrit një marrëveshje. Pas kësaj kemi bojkot të institucioneve. Grupe kriminale kanë bllokuar aktivitetin e kryetarëve legjitim të këtyre bashkive. Është një situatë e paralajmëruar dhe kërkon maturi e qetësi nga të dyja palët. Kemi një palë të tretë që është KFOR dhe kanë marrë dhe ato koston e dhunës barbare. Duke parë këtë përkeqësim të situatës NATO ka aktivizuar forcat rezervë për tu siguruar që ky konflikt të mos përshkallëzohet. Angazhimi i forcave rezervë nuk është sinjal se do të ketë konflikt por është një garanci që ky konflikt të kufizohet dhe të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur.’- tha Kollçaku.

Ndërsa analistja Brizida Gjikondi është e mendimit se kryeministri i Kosovës e ka futur politikën shqiptare në qorrsokak. Analistja u shpreh se zgjedhjet në veri të Kosovës ishin farsë dhe se imponimi i qeverisë së Kosovës është i panevojshëm.

‘Albin Kurti e ka futur politikën shqiptare në një qorrsokak dhe një në fakt të kryer pa bërë një koordinim kombëtare për to. Penaliteti që ka marrë SHBA është kundër Kosovës. Ballkani ka vuajtur nga fryma të tilla të dëlirit të imponimit është e panevojshme, ne po i shtrijmë këmbët përtej jorganit. Jemi të vetëdijshëm që Kosova, pa vullnetin e SHBA-së s’do të kishim në shtet si Kosova. Këto tekat e ndërkombëtareve të cilat janë arsye e ekzistencës së këtij shteti, duhet të jemi të vetëdijshëm se zgjedhjet në ato komuna bëjnë vetëm shqiptarët përbëjnë vetëm 3% të popullatës. T’i çdo gjërat në degradim dhe agresivitet total kur nuk ke takat ta mbash këtë lojë është e tepërt. Me situatën që është Ukraina, me duket se ne nuk duhet të ishim shkak i agravimit të kësaj situatë. Ne e dinim se ishin zgjedhje farsë! U fitua si sebep për të hyrë në një marrëdhënie bilaterale mes palëve. Kemi vuajtur nga serbët nga dhuna dhe agresiviteti.’- u shpreh Gjikondi.

Analisti Ben Andoni u shpreh se nga ana tjetër se ekziston rreziku se veriu i Kosovës do të vazhdojë që të jetë ‘de facto’ jashtë juridiksionit të Kosovës.

‘Unë besoj se flamuri i Kosovës nuk do të valvitet. Dhe shqetësimi im më i madh është se veriu i Kosovës do të të vazhdojë të jetë de facto jashtë juridiksionit të Kosovës.’- tha Andoni.

Një ditë më parë pati përplasje të ashpra mes protetsuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it, ku disa prej tyre mbetën të lënduar. Edhe sot situata në veri vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa NATO ka shtuar forcat.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqipja: 31/05/2023 12:08

    Kurti,që don "zbatimin" e ligjit ne Veri te Kosoves me shumicë serbe,që komunarët e zgjedhur pa pjemarrjen serbe,të fillojnë punën me policinë mbrapa,eshte një gabin sa naiv aq dhe trashanik dhe mos e dhëntë Zoti që është i qëllimshëm,pra një provokim. Nga ana tjwtër ky veprim ,është shuplakë ndaj partnerit kryesor SHBA,që i dha lirinë dhe që tash po mundohet të zgjidh me dipllomaci ngërçin Kosovë-Serbi,i cili në këtë situatë të re çon ujë në mullirin e Vuçiçit,sepse është kthim mbrapa dhe bëhet më e vështirë se më parë. Sigurisht që kjo situatë e krijuar,është thjesht pasojë edhe e diplomacisë ndërkombëtare,ku edhe SHBA nuk konvergon sa duhet,me diplomacinë e ngadalshme dhe të "ndryshkur" europiane,që ka hapat e breshkës,që lejojnë keqkuptimet edhe nga standarti i dyfishtë i zbatimit praktik të marrëveshjeve,pakteve,apo axhendës së saj në raport me shqiptarët. Gjithsesi,për t'u kthyer në gjendjen "normale" hë për hë,Kurti duhet të jap dorëheqjen urgjent.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën