
Ka përfunduar pa incidente protesta e serbëve në Rudarë të komunës së Zveçanit në Veri të Kosovës, ku aktualisht ndodhet dhe një barrikadë.
Goran Rakiç, kryetar i Listës Serbe tha gjatë protestës se kushtet e serbëve për heqjen e barrikadave në Veri. Ata kërkuan lirimin e të arrestuarve, tërheqjen e forcave policore nga veriu, si dhe anulimin e listës së arrestimeve me të dyshuar serbë
“Pa plotësimin e këtyre kushteve, nuk do të ketë tërheqje të barrikadave, sepse jemi lodhur duke pritur se kush prej nesh është i radhës në listën për arrestim apo ekzekutim, vetëm pse jemi serbë”, u shpreh Rakiç,
Përveç Rakiç, kanë folur edhe kryetari i komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviç, ish-kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiç dhe pjesëmarrës të tjerë.
Lajmi kryesor:
Tensionet në veri të Kosovës, protesta pa incidente e serbëve në Rudarë! Sveçla: Nëse KFOR-i nuk vepron, do i heqim vetë barrikadat









