Tensionet në veri të Kosovës, protesta pa incidente e serbëve në Rudarë! Sveçla: Nëse KFOR-i nuk vepron, do i heqim vetë barrikadat

KOSOVË- Situata në veriun e Kosovës vijon të jetë e paqëndrueshme. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla është shprehur se nëse KFOR nuk vepron për heqjen e barrikadave, Kosova do i heqë vetë.

Thënë këtë, nga situata në veri paralajmërohen tensione. Nisur nga deklarata e fudnit e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti largimi i barrikadave nuk do mund të përjashtojë viktimat e ndërsa Presidenti serb, Vuçiç deklaroi se barrikadat hiqen vetëm nëse krijohet asosacioni.

E teksa veriu i Kosovës vijon të jetë i bllokuar prej 13 ditësh për shkak të barrikadave, ashtu sikurse ishte paralajmëruar nga i ashtuquajturi Shtabi i Krizës i formuar nga serbët lokalë, zhvilluan sot një protestë në Rudarë të Komunës së Zveçani.  

Të pranishëm ishin përfaqësues të Listës Serbe, nga zona e Rudarit, por dhe nga zona tjera të Kosovës. Ata kanë njoftuar se protesta ka të bëjë me deklaratat e kryeministrit të Kosovës që i konsiderojnë si kërcënim. Sipas tyre, Albin Kurti ka bërë thirrje për vrasjen e serbëve dhe zhdukjen e tyre, ndërsa ambasadori gjerman me deklaratat e tij po e mbështet.

I pranishëm ishte dhe Goran Rakiç, kryetar i Listës Serbe, i cili parashtroi kushtet e serbëve për heqjen e barrikadave. Ata kërkuan lirimin e të arrestuarve, tërheqjen e forcave policore nga veriu, si dhe “anulimin e listës së arrestimeve me të dyshuar serbë”.

“Pa plotësimin e këtyre kushteve, nuk do të ketë tërheqje të barrikadave, sepse jemi lodhur duke pritur se kush prej nesh është i radhës në listën për arrestim apo ekzekutim, vetëm pse jemi serbë”, u shpreh Rakiç.

Përveç Rakiç, kanë folur edhe kryetari i komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviç, ish-kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiç dhe pjesëmarrës të tjerë.

Pjesë e protestës ishte dhe Predrag Pantiç, djali i ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç, i cili është i arrestuar për sulmin ndaj  policisë së Kosovës. Ai ka falënderuar gjithë të pranishmit në protestë.

Pantiç, ish-polic serb akuzohet për sulm ndaj zyrave të komisionit komunal zgjedhor në veri, ku ishin sulmuar me shok-bomba edhe zyrtarët policorë dhe ata të KQZ-së.

“Këto barrikada nuk janë ngritur vetëm për shkak të babait tim. Babai im është pika e fundit në detin e lëvizjeve të njëanshme, arrestimeve dhe keqtrajtimeve të popullit serb. Ai ka jetuar gjithë jetën këtu, nuk ka asnjë të metë në karrierën e tij, asnjë njollë. Ai është fajtor vetëm sepse është serb”, tha Pantiç.

Kjo protestë zhvillohet pasi Albin Kurti gjatë një interviste për mediat ndërkombëtare u shpreh se largimi i barrikadave në veri nuk mund të përjashtojë viktimat. Për këtë reagoi dhe ambasadori gjerman në Prishtinë duke kërkuar largimin e barrikadave deri në Krishtlindje dhe e cilësoi absurd kërkesën e Beogradit për futjen e trupave serbe në Kosovë.

Ndërkohë sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, tha se Serbia ende po pret përgjigjen e KFOR-it sa i përket dislokimit të ushtarëve serbë.

I pyetur nga gazetarët për vlerësimin e Ministrisë së Mbrojtjes serbe nëse situata është në prag të një konflikti të armatosur, Staroviç tha:

“Ne jemi shumë të kujdesshëm me fjalët që përdorim dhe gjithmonë bëjmë përpjekje që të përdorim një gjuhë të paqes për shkak të përgjegjësisë që kemi. Në anën tjetër, unë i kuptoj plotësisht deklaratat e dhëna nga kryeministrja serbe [Ana Bërnabi☼] dhe nga presidenti [Aleksandar Vuçiç]”.

Si u përshkallëzua konflikti në veri të Kosovës?

Disa serbë në veri të Kosovës, që nga data 10 dhjetor ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që të çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Këto veprime i ndërmorën pasi policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ishte përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.

Sulmet ndodhën teksa KQZ-ja po bënte përgatitje për zgjedhjet lokale në komunat veriore: Leposaviç, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok. Zgjedhjet u shpallën pasi kryetarët e komunave dhe përfaqësues të tjerë serbë u larguan nga vendet e punës në fillim të nëntorit, duke kundërshtuar një vendim të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar qarkullimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

Përfaqësuesit serbë, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, i kundërshtuan edhe zgjedhjet, që fillimisht u planifikuan për datën 18 dhjetor. Për shkak të situatës së tensionuar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i shtyu ato për në prill të vitit të ardhshëm. Autoritetet e Kosovës akuzuan “bandat kriminale serbe, të udhëhequra nga Beogradi”, për disa incidente me armë zjarri dhe shok-bomba që ndodhën ditëve të fundit në veri. Zyrtarët serbë thanë se udhëheqësit e Kosovës po përpiqen “t’i dëbojnë” serbët nga veriu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:17
Tensionet në veri të Kosovës, Sveçla: Një 14 vjeçar është sulmuar në Mitrovicën e Veriut, ka lëndime trupore

1671736773_XhelalSveclakonferencefotoRidvanSlivova1e16309150514341200x630120221130221759qost.jpg

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se një fëmijë i moshës 14-vjeçare është sulmuar sot në Mitrovicën e Veriut, më konkretisht në lagjën “Kroi i Vitakut”.

Sveçla në një konferencë për media, ka thënë se fëmija ka pësuar lëndime trupore, dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Sapo më njoftuan, se rreth orës 14:00, një 14 vjeçar, banor i Kroit të Vitakut është sulmuar nga grupe kriminale duke shkuar në lagjën ku banon.” – tha fillimisht ministri.

Ora 18:49
Tensionet në veri të Kosovës, Sveçla: Nëse KFOR-i nuk vepron, do i heqim vetë barrikadat

 

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se situata e sigurisë në veri të Kosovës është rënduar.

Andaj ai tha se po presin që KFOR-i të veprojë sa më shpejt, por shtoi se nëse kjo nuk ndodh, Kosova do t’i heqë vet.

“Ata [KFOR] kanë kërkuar një kohë që ata vetë të bëjnë largimin e barrikadave. Ne tani po presim që atë angazhimin e tyre ta realizojnë. Por pasi janë bërë 13 ditë dhe ne kemi policë të bllokuar në Jarinjë dhe Bërnjak, ditët që po numërohen, po u vije fundi. Besoj që KFOR-i dhe faktori ndërkombëtar po angazhohen që këtë ta bëjnë sa më shpejt. Por, për hir të një stabiliteti më të madh, ne po presim që kjo të bëhet nga vetë ata që kanë vendosur barrikadat apo KFOR-i. Por, pritja e ka fundin e saj”, tha Sveçla.

Këto komente ai i bëri gjatë një konference për media në Mitrovicë, duke thënë se kushtet e serbëve, të paraqitura për largimin e barrikadave, janë për të arritur qëllime politike.

Ora 16:24
Tensionet në Veri, Serbia: Situata në Kosovë është e paqëndrueshme, po presim përgjigjen e KFOR-it

Situata në Kosovë është e paqëndrueshme dhe se Serbia ende po pret përgjigjen e KFOR-it sa i përket dislokimit të ushtarëve serbë, tha më 22 dhjetor sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviç.

Këto deklarata ai i bëri për mediat e huaja në Beograd, në ditën e 13-të që kur disa serbë lokalë kanë ngritur në veri të Kosovës, dhe një ditë pasi kryeministrja serbe, Ana Bërbaniç, tha se situata është “në prag të konfliktit të armatosur”.

I pyetur nga gazetarët për vlerësimin e Ministrisë së Mbrojtjes serbe nëse situata është në prag të një konflikti të armatosur, Staroviç tha:

“Ne jemi shumë të kujdesshëm me fjalët që përdorim dhe gjithmonë bëjmë përpjekje që të përdorim një gjuhë të paqes për shkak të përgjegjësisë që kemi. Në anën tjetër, unë i kuptoj plotësisht deklaratat e dhëna nga kryeministrja serbe [Ana Bërnabiq] dhe nga presidenti [Aleksandar Vuçiç]”.

Ai shtoi se “është shumë e vështirë të vlerësohet situata në një mënyrë tjetër, pasi fatkeqësisht ne po përballemi me kërcënime të drejtpërdrejta të sigurisë, të mirëqenies, dhe madje të jetës së popullsisë serbe në veri të Kosovës”.

Staroviç iu referua një deklarate të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka shprehur shqetësim se “heqja e barrikadave mund të mos e përjashtojë mundësinë e viktimave” dhe ai e vlerësoi këtë deklaratë si “kërcënim” për serbët në Kosovë.

“Thirrja jonë, jo vetëm për Kurtin, por për të gjithë është që të përmbahen nga një gjuhë e tillë”, tha Staroviç.

Ai tha se Serbia po pret me durim përgjigjen e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, lidhur me kërkesën e Beogradit për dislokimin e trupave të ushtrisë serbe në Kosovë. Ai tha se bashkëpunimi me KFOR-in “është i mirë dhe i rëndësishëm”.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë se deri kur presin që të marrin përgjigje nga KFOR-i, Starovç tha:

“Ne nuk presim që ata t’i përgjigjen menjëherë kërkesës sonë për të dislokuar një kontingjent të vogël të personelit tonë ushtarak”.

Megjithatë, Staroviç theksoi se “është e vështirë të besohet” që KFOR-i nuk do t’i përgjigjet kësaj kërkese, pasi sipas tij, kjo i lejohet Serbisë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara./REL

Ora 13:57
Tensionet në Veri të Kosovës, përfundon protesta e serbëve në Rudarë! Kërkesat e tyre për heqjen e barrikadave

Ka përfunduar pa incidente protesta e serbëve në Rudarë të komunës së Zveçanit në Veri të Kosovës, ku aktualisht ndodhet dhe një barrikadë.

Goran Rakiç, kryetar i Listës Serbe tha gjatë protestës se kushtet e serbëve për heqjen e barrikadave në Veri. Ata kërkuan lirimin e të arrestuarve, tërheqjen e forcave policore nga veriu, si dhe anulimin e listës së arrestimeve me të dyshuar serbë

“Pa plotësimin e këtyre kushteve, nuk do të ketë tërheqje të barrikadave, sepse jemi lodhur duke pritur se kush prej nesh është i radhës në listën për arrestim apo ekzekutim, vetëm pse jemi serbë”, u shpreh Rakiç,

Përveç Rakiç, kanë folur edhe kryetari i komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviç, ish-kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiç dhe pjesëmarrës të tjerë.

Ora 12:43
Serbët protestojnë në Rudarë të Kosovës, Vuçiç: Ruani paqen

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i ka bërë thirrje serbëve në Rudarë që të ruajnë qetësinë gjatë protestës dhe se ata do të kenë gjithmonë mbështetjen e tij për kërkesat e tyre.

“Dhe, nuk do të fshihem nga të mëdhenjtë dhe të fuqishmit në botë. Do të jem gjithmonë i përgjegjshëm për t’iu bërë thirrje që të ruajnë paqen, sepse paqja është në interesin më të mirë të serbëve dhe të Serbisë, si dhe të popullit tonë në ‘Kosovë dhe Metohi’”, tha Vuçiç në një video-adresim të publikuar në llogarinë e tij në Instagram.

Ora 12:30
Serbët në Rudarë një pankartë për Albin Kurtin: Kosova nuk është territori juaj, kjo është toka e stërgjyshërve tanë

Qytetarët serb, kanë filluar protestën në Rudar afër Zveçanit. Kjo protestë është thirrur kundër siç pretendojnë ata "kërcënimeve të Kurtit".

Para fillimit të protestës, aka kanë shpalosur një pankartë të madhe, ku shkruhet, “Kurti, Kosova nuk është territori juaj, kjo është toka e stërgjyshërve tanë”. Në ketë protestë janë duke marrë pjesë edhe zyrtarët e Listës Serbe, madje janë duke i prirë protestës.

Policia e Kosovës, ka bërë thirrje për protestë të qetë dhe paqësore.

Ora 12:24
Tensionet në Veri të Kosovës, serbët mblidhen për të protestuar në Rudarë

Protesta e serbëve në Rudarë, foto nga Arben Hoti, REL

Ka nisur protesta në Rudarë , të komunës së Zveçanit. Raportohet se një numër i konsiderueshëm i serbëve të veriut janë mbledhur për të protestuar ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës që nxitën edhe dorëheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës në katër komunat veriore në nëntor,  si dhe ndaj asaj që ata pretendojnë, nga “kërcënimet” e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Të pranishëm janë përfaqësues të Listës Serbe, nga zona e Rudarit, por dhe nga zona tjera të Kosovës.

Ora 12:12
Serbët protestojnë në Rudarë të Kosovës, policia bënë thirrje për protestë paqësore: Ruani qetësinë, mos bini pre e provokimeve  

Policia e Kosovës ka bërë thirrje që protesta e cila po mbahet në Rudarë të jetë paqësore. Gjithashtu, i ka apel qytetarëve të jenë të vëmendshëm, të ruajnë qetësinë dhe mos të bien pre e provokimeve për shkak të të sigurisë të krijuar nga grupet kriminale në veri të vendit dhe tendencës për destabilizim.

“Angazhimet policore në forcimin e rendit dhe sigurisë publike, ofrimi sigurisë ndaj qytetarëve si dhe ndërmarrja e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në veri të vendit, do të vazhdojnë të mbesin ndër objektivat dhe detyrat primare të Policisë së Kosovës.

Sot, në veri të Mitrovicës është paralajmëruar të mbahet një protestë/tubim, andaj lidhur me këtë Policia e Kosovës duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestës paqësore, sipas detyrës zyrtare kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe detyrave të përcaktuar sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Duke ditur rrethanat dhe situatën e brishtë të sigurisë të krijuar nga grupet kriminale në veri të vendit dhe tendencës për destabilizim të situatës, Policia e Kosovës fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjes së kësaj proteste, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato.”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Ora 11:41
Protesta e serbëve në Veri të Kosovës, nisin të mblidhen protestuesit

Serbët në Rudarë kanë filluar të mblidhen për mbajtjen e një proteste, e cila është planifikuar të nis në orën 12:00.

Raportohet se kolona të gjata njerëzish mbërrijnë nga drejtimi i Zveçanit, Zubina Potokut dhe Mitrovicës së Veriut. Kujtojmë se në Rudarë ndodhet edhe një barrikadë.

Ora 11:20
Tensionet në Veriun e Kosovë, EULEX: Kemi shtuar praninë në terren nga situata e paqëndrueshme

EULEX, përmes faqes së saj zyrtare ka njoftuar se është duke monitoruar situatën e paqëndrueshme në Veriun e Kosovës nëpërmjet forcave të shtuara në terren.

“Ne jemi duke monitoruar nga afër situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës përmes pranisë sonë të shtuar në terren. Pjesëtarët  e Njësisë Policore të Specializuar tonë dhe pjesëtarët  dhe  nga Njësia e jonë Policore e Specializuar Rezervë nga Forca Evropiane e Xhandarmërisë janë duke kryer patrullime vëzhguese, përfshirë patrullimet në këmbë në Mitrovicën Veriore dhe Zveçan. Duke e pasur parasysh situatën e paqëndrueshme të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës dhe vendosjen e barrikadave shtesë, EULEX-i rregullisht e përshtatë praninë e tij për ta pasqyruar situatën në terren, si dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.”, thuhet në njoftimin e EULEX. 

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Begu: 23/12/2022 14:55

    Sveqla nga krahu ju gor i Ures,ka me ju bertit sulmuesve Ah kokodell bir kokodelli! Do te kuptosh ti kur te dalesh para shtetit te se drejtes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?