Kërkoi ndërhyrjen e Macron dhe Scholz për zbatimin e planit franko-gjerman për Kosovën, Rama nesër në Bruksel! Takim me presidentin e Këshillit Europian

Pas letrës së dërguar ndaj presidentit francez dhe kancelarit gjerman për një shtysë të re nga BE për zbatimin e planit franko-gjerman si zgjidhje për tensionet Kosovë-Serbi, kryeministri Edi Rama niset nesër drejt Brukselit ku do të takohet me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.

Dy ditë më parë një konferencë për mediat, Rama i cili kërkoi lirimin e 3 policëve të Kosovës që mbahen të burgosur në Serbi, bëri me dije gjithashtu se i kishte dërguar një letër Macron dhe Scholz ku u kërkonte që të ndërhynin për të bërë të mundur zbatimin e planit franko-gjerman për Kosovën.

Plani Franko-Gjerman ka qenë i vetmi propozim i hartuar nga dy prej liderve europianë, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz që është pranuar edhe kur dy palët nuk kanë patur asnjë marrëveshje. Plani Franko-Gjerman sipas Ramës, është baza për të arrirë marrëdhëniet dy palëshe mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë fjalës së tij ku theksoi se nuk do të ketë asnjë përparim të takimeve apo marrëveshjeve në kuadër të Open Balkan përsa kohë Serbia nuk liron 3 policët e Kosovës, Rama akuzoi sërish Albin Kurtin se po rrezikon të këpusë marrëdhëniet e Kosovës me bashkësinë euroatlantike.

Sipas tij, marrëdhëniet e Kurtit me BE-në dhe SHBA-në, janë në fazën më të keqe teksa vizitat e planfikuara po i kthehen mbrapsht dhe nuk po i hapet asnjë derë.

Kryeministri Edi Rama javë më parë bëri me dije se ka dorëzuar në zyrën e presidentit francez dhe kancelarit gjerman një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Drafti u prit mirë nga BE që e konsideroi si një propozim tepër serioz. Ndërsa Vuçiç dhe Kurti nuk u pajtuan me një propozim të tillë nga ana e Ramës. Presidenti serb tha se Rama nuk është i autorizuar për diçka të tillë, ndërsa Kurti tha se para se të bënte një propozim të tillë, kryeministri i Shqipërisë duhej të kujdesej për shqiptarët që ndodhen në Serbi dhe të dërgonte kërkesë për formimin e një Asociacioni të komunave me shumicë shqiptare në shtetin serb.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ema: 25/06/2023 19:36

    Urojme te vini me lajme te mira nga ky takim

    Përgjigju
  • Ani: 25/06/2023 19:28

    Shpresojm qe kjo situat te mar fund nje here e mire

    Përgjigju
  • Klea: 25/06/2023 18:35

    Shume takim i rendesishem ky

    Përgjigju
  • Kevi: 25/06/2023 18:10

    Shpresojme per lajme te mira

    Përgjigju
  • Titi: 25/06/2023 17:58

    Urojm te kemi ndonjeblajm te mire

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 25/06/2023 11:40

    Dhi e zgjebosur, bishtin perpjete.

    Përgjigju
  • Ani: 25/06/2023 11:30

    Ja dhe Bert Cimcakizi...mbasi e shnderroi Shqiperine ne shtet pa opozite e pa drejtesi..po ben liderin global.

    Përgjigju
  • Arbëri: 25/06/2023 11:16

    Ky tradhtar është në mission të serborusis…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës