Tensionet në veri të Kosovës, Rama: Nuk i prekin dot një fije floku! Po të isha si Kurti, do hyja në zgjedhje pa krijuar polemika me miqtë e aleatët

Tensionet në veri të Kosovës, Rama: Nuk i prekin dot një fije floku! Po të isha si Kurti, do hyja në zgjedhje pa krijuar polemika me miqtë e aleatët

Edi Rama dhe trazirat në Veri të Kosovës

Kryeministri Edi Rama sugjeron zgjedhje të menjëhershme në Kosovë dhe rikthim të serbëve në institucione që të marrin fund tensionet. Sipas kreut të qeverisë, kjo ishte pika në të cilën ranë dakord liderët europianë në samitin e Moldavisë.

Rama tha se po të ishte kreu i qeverisë të Kosovës do kërkonte zgjedhje të menjëhershme për kryetarët e 4 komunave me shumicë serbe vetëm që të mos kishte polemika me aleatët. Sipas tij, situata aktuale nuk bën gjë tjetër veçse dëmton Kosovën që thotë se nuk e meriton të shfaqet në këtë mënyrë në sytë e botës.

“Për mua është bërë gjëja e duhur pavarësisht se presidenti i Francës thotë zgjedhje të reja menjëherë dhe kthimi i serbëve në institucioneve dhe të kthehet në qëllim që o këta, o s’ka dhe policia të rrijë atje dhe të përplaset KFOR-i e të kthehet në histori filmi, kjo vetëm e dëmton Kosovën dhe mund të ketë kosto të pallogaritshme jo në koston e izolimit port ë rënies së reputacionit e respektit që janë ngritur për shumë vite dhe duan vite pastaj të rikuperohen.

Nuk duhen nxjerrë kunja për 4 kryetarë komunash. Serbët të kthehen në institucione e Kosova të bëjë zgjedhje. Po të isha në vend të Albin Kurtit e Vjosa Osmanit do kisha hyrë në zgjedhje menjëherë pa hyrë në asnjë polemikë me miqtë e aleatët. Sovranitet për ne duke humbur aleatët është një teprim i madh. Kosovës nuk i prekin dot një fije floku. I vijnë vërdallë për konsum të brendshëm. Ky konflikt është i një politike të brendshme. Kjo s’ka lidhje me marrëdhënien mes 2 palëve”, tha Rama në 'Opinion'.

Rama tha se qeveria Kurti nuk ka zhvilluar asnjë komunikim me qeverinë shqiptare për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

“Jam takuar me Kurtin dhe Osmanin, por nuk kemi patur diskutime për këtë çështje, pasi janë ata që vendosin nëse duhet t’i diskutojnë apo jo. Nuk kam marrë dhe e shoh se çfarë po ndodh, nuk është se ata janë fshehur dhe janë të qartë në atë që thonë. Nuk kemi patur komunikim, pasi është një çështje që është përgjegjësi e kryeministrit të Kosovës dhe në një farë mase dhe Presidencës së Kosovës, janë ata që vendosin nëse duan apo jo të flasin për këtë çështje.

Nuk jam unë ai që u them ore çfarë do bëni. Ju po e thoni vet në mënyrën tuaj atë që unë thash në mënyrën time. Kosova është konsultuar kur ka dashur dhe nuk tani nuk ka kërkuar të diskutojë këtë gjë me mua dhe është në të drejtën e vet pasi është shtet më vete. Ne nuk jemi fare indiferent. Nuk ka patur një diskutim se nuk e kanë kërkuar dhe nuk jam unë ai që duhet tua dërgoj një diskutim të tillë. Janë ata që janë në krye të një shtetit demokratik dhe nuk jam unë babai i Kosovës. Është e drejta e tyre që mos të konsultohen dhe është e drejta e tyre që të na bëjnë me dije edhe nëpërmjet mediave”, tha Rama.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama është shprehur se Serbia ka pushuar së qeni kërcënim për Kosovën që në vitin 1999.

“Serbia ka pushuar së qeni kërcënim për Kosovën në vitin 1999. Asgjë nuk mund t’i bëjë Serbia Kosovës. Edhe ushtria që këndon “Kosova është e jona”, është pasqyrë edhe impotenca e plotë e Serbisë në Kosovë”, tha Rama.

Prej disa ditësh, situata në veri të Kosovës është e tensionuar për shkak të 4 kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dardan: 07/06/2023 10:12

    Kam disa dite qe e mendoj dhe po mundohem ku do me shku Albini me keto veprime. Duke si trim por trimeria e injoranti eshte budallallik. Nje pytje me bani djali kete jave: "Bab me pas lufte prap, do shkosh prap?" Si ish luftetar i UCK jam shume ne dileme. Per me mrojte Kosoven dal vet dhe qoj dhe djalin e vetem. Por pas Albinit kam frik se po shkojme kot. Eshte nje situate qe nuk i besoj as Albinit dhe as Vjoses. Te dy dojne me u ba heroj me zor se ska kuptim. Ju te tjeret qe thoni mos fut hundet... ju pelqen kur ju mron ne takim nderkomtarel... nderkohe kur ju thote qe jeni gabim nuk ju pelqen... po ca me than... asht vllai i madh... Me Albanin e dashtun Kosove... ia ke fut vetes...

    Përgjigju
  • Te them te drejten: 03/06/2023 08:57

    Si KM i Shqiperise e ke per detyre te mbeshtesesh Kosove n. Kur nuk e ben me mire hesht. Te gjithe keta te "mendjendriturit" e kritikojn Albinin por asnje nuk thot se c'ka bere gabim. Ha ha vjerra ,ha ha dhe nusja. Te jesh si Albini te duhen bole themi ne. Boll eshte bere pazar ne kurriz te Kosoves. Problemi nuk eshte Albini por Vucici qe financon e mbeshtet bandat kriminale per destabilizimin e Kosoves dhe rajonit,dhe perendimi e di kete. Prandaj ata qe nuk e meshtesin veprimin e drejt te qeverise se Kosoves me mire te heshtin, perfshire ketu edhe KM e Shqiperise. Me"terhiq e mos e keput" nuk vazhdohet me. Prandaj qeveria e Kosoves te marr ne dore fatin e Vendit te vet dhe tu jap fund lojrave ne kurriz te Kosoves.

    Përgjigju
  • Sunny tirana: 02/06/2023 09:19

    Saktë Rama. Kosova është shtet më vete dhe të sillet si e tillë. Është krijesë e përpjekjeve të saj, po dhe e komunitetit perëndimor.

    Përgjigju
  • fatosi: 02/06/2023 06:52

    mod,fut hundet gjithandej,,ti more,,,aty ku nuk te takon....apo e rregullove shqiperine ,,e tani do te rregullosh boten....

    Përgjigju
  • Lexues: 02/06/2023 06:51

    Je ti o karafil qe po shkaterron reputacionin e shtetit shqiptar ne syte e shqiptareve ne rajon duke u bere faktor me influence zero ne syte e shqiptareve dhe te huajve. Me vendosmerine e tij Kurti arriti tre gjera te rendesishme: 1) I tregoi BE-se dhe Amerikes se shqiptaret nuk do te lejojne te behen plaçke ne pazaret e ndyra mes superfuqive. 2) Goditi strukturat paralele te Serbise ne veri dhe i tregoi gjithe botes natyren kriminale te ketyre strukturave. 3) Siguroi pjesemarrjen e ardhshme te serbeve ne zgjedhjet per institucionet lokale te shtetit te Kosoves.

    Përgjigju
  • Iris: 02/06/2023 03:22

    Z.Rama,po keto zgjedhje u bene pikerisht sepse serbet bojkotuan ne mase institucionet dhe pastaj bojkotuan po keto zgjedhje! Dhe sikur te ribehen prape,ata prape kane per t'i bojkotuar e prape s'kane per t'a pranuar rezultatin,prape kane per te acaruar situaten! Nuk ja vlen te besh zgjedhje te reja,kur dihet cdo te ndodhe.

    Përgjigju
  • Ilir: 01/06/2023 22:51

    Ca kuptimi kan zgjedhjet,qe medoemos verità duhet ta drejtojn serbet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rey Manaj e bën 'baltë' në Turqi, detyron Federatën të reagojë dhe të hetojë! Sulmuesi i Kombëtares kërkon falje

VIDEO/ Rey Manaj e bën 'baltë' në Turqi, detyron Federatën të reagojë dhe të hetojë! Sulmuesi i Kombëtares kërkon falje