
Protesta e serbëve në Rudarë, foto nga Arben Hoti, REL
Ka nisur protesta në Rudarë , të komunës së Zveçanit. Raportohet se një numër i konsiderueshëm i serbëve të veriut janë mbledhur për të protestuar ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës që nxitën edhe dorëheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës në katër komunat veriore në nëntor, si dhe ndaj asaj që ata pretendojnë, nga “kërcënimet” e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Të pranishëm janë përfaqësues të Listës Serbe, nga zona e Rudarit, por dhe nga zona tjera të Kosovës.
Lajmi kryesor:
Tensionet në veri të Kosovës, protesta pa incidente e serbëve në Rudarë! Sveçla: Nëse KFOR-i nuk vepron, do i heqim vetë barrikadat









