Tensionet në veri të Kosovës, Starova në Report Tv: Albini është gabim, cenon marrëdhëniet me SHBA! Pedagogu: Vuçiç më superior politikisht se Kurti

Tensionet në veri të Kosovës, Starova në Report Tv: Albini është gabim, cenon marrëdhëniet me SHBA! Pedagogu: Vuçiç më superior politikisht se Kurti

Të ftuarit në Studio Live

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Për këtë situatë të nxehtë, duket se të gjithë janë në front për të kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. I tillë ishte edhe diskutimi në Studio Live me gazetarin e Report Tv Arbër Hitaj me ish ministrin e jashtëm Arian Starova dhe pedagogut Neritan Alibali.

Ish ministri i Jashtëm shprehet se situata në veri është e tensionuar si pasojë e disa veprimeve të hershme.

“Kritikohet Pirishina por unë nuk jam i bindur. Ka shmë vite që në veri nuk ka autoritet. Dhe dikur ky autoritet do duhet të vendosej. Ato zgjedhjet nuk duhet të ishin zhvilluar, aty duhet ishin lënë disa administratorë. Mënyra sesi u bë dhe këmbëngulja e tyre shkaktoi këtë. Kjo frymë vjen nga nacionalistët përtej Beogradit. Nuk ka shkelje të drejtash njeriu në Kosovë aq sa ata të vuajnë dhe të përleshen me KFOR. Atje nuk ka asnjë faktor të tillë. E gjiha bëhet për këtë incident. Ata duan të marrin veriun e Kosovës. Dhe mbrapa fërkon duart dhe ndikimi rus. Sepse çështja e kufijëve zgjerohet nëse kjo gjë nxitet për shkak se i bie mos të jetë problem vetëm Ukraina.”- tha Starova.

Ndërkohë, pedagogu Neritan Alibali thotë se situata u përshkallëzua nga moskoordinimi i BE-së me Kurtin.

“Është e kollajt t’ja vësh gishtin Kurtit por problemi është i mëhershëm. Nëse BE nuk do e mbështeste idenë, Kurti nuk do i zhvillonte. Më duket e çuditshme që 4 ndërtesa bashkisë bosh luftohen ndërkohë që konstituimi është bërë pranë disa shkollave dhe s’pati incident. Unë mendoj se kjo ccështje lidhjet me ccështjet politke brenda Serbisë. Vuçiç ka taktikë të përdorë minoritetet për politikë. Asnjëherë në Bosnjë nuk ka krizë në të njëjtën kohë si në veri. Kjo ka bërë që Vuçiç të krijojë imazhin e një kampioni për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë për Starovën, retorika e SHBA-ve për Kurtin vjen si pasojë e arsyetimit të gabuar të kreyeministrit të Kosovës. Sipas Starovës, Kurti mendon se po bën detyrë patriotike, por e ka gabim sepse po cenon marrëdhëniet me aleatin e madh.

“Është harresë, mungesë koordinimi. E kam të vështirë të besoj që kryeministri i Kosovës të synojë të prishë marrëdhëniet me Amerikën. Ai do të shtrijë sovranitetin e tij. Arsyetimi i tij është i gabuar. Nuk ka nevojë  të hysh në zyrë, e bën punën diku tjetër. Ai mendon se po bën detyrë patriotike, por e ka gabim sepse po cenon marrëdhëniet me aleatin e madh.- u shpreh ai

Ndërsa për pedagogun Neritan Alibali, politkisht Vuçiç është më superior se Kurti.

“Mendoj se Kurti ka dashur të bëjë politikën e faktit të kryer. Për hir të së vërtetës, fakti i ndodhur u kapërcye pavarësisht se u kritikua fort si nga DASH si BE. Unë mendoj se gjëja më e rëndë është pozicionimi i aletëve në një pozicion jo të favorshëm. Politkisht Vuçiç është më superior. Opozita në Kosovë është “fshiu pas kaxhoit”. Partitë e Opozitës nuk bënin gjë tjetër përveçse ta kritikonin Kurtin. Duhet ta kishin kritikuar nëse aksioni i tij ishte i gabuar. Problemi është se pasi SHBA të bëj pozicionimin e qartë, është shumë e thjehstë të bësh kritikë. Fajin e ka dhe Albin Kurti se s’krijoi nëj Këshill Kombëtar.- tha ai

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/06/2023 04:58

    Z.Starova,e degjon veten kur flet? Cfare dreqin po thua?! Sipas logjikes tuaj me rendesi paskan marredheniet me nje shtet,se sa patriotizmi dhe sovraniteti?! Duket qe vuani nga kompleksi i inferioritetit.Sipas logjikes tuaj,le te bejne serbet c'te duan,vetem te mos na merziten amerikanet e te mos u prishet /siesta/ ballkanike?!

    Përgjigju
    • e drejta: 01/06/2023 11:48

      PO KELYSH I SAHALES ESHTE KY MASKARAI NGA ELBASANI...

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?