Tensionet në veri të Kosovës, diplomati gjerman drejtuar kryeministres serbe: Jo nxitje të dhunës dhe trazirave publike

Tensionet në veri të Kosovës, diplomati gjerman drejtuar kryeministres serbe: Jo nxitje të dhunës dhe trazirave publike

Wolfgang Ischinger

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka reaguar ndaj kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç, në lidhje me barrikadat dhe tensionet në veri të Kosovës. Ischinger tha të shtunën se është i shumë i shqetësuar me tensionet e vazhdueshme në veri dhe se Bashkimi Evropian duhet të marrë urgjentisht rol vendimtar.

Grupe të qytetarëve serbë në veri ngritën barrikada qysh më 10 dhjetor, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës.

Ai ka pyetur në postim në Tëitter nëse Serbisë i është bërë me dije se nxitja e dhunës ndaj një shteti fqinj, Kosovës, do ta bëjë të pamundur vazhdimin e procesit drejt anëtarësimit në BE.

E ndaj postimit të Ischingerit reagoi Bërnabiç. Ajo tha se serbët në veri po qëndrojnë në barrikada për shkak që po kërkojnë që të implementohet Marrëveshja e Brukselit, Asociacioni i komunave me shumicë serbe, dhe për shkak të arrestimit “sipas dëshirës dhe mbajtjes peng” të ish-policit serb, Dejan Pantiç.

Por, Ischingeri i tha Bërnabiçit se “nuk zgjidhen çështjet duke nxitur dhunë”.

“Ka kërkesa legjitime nga të dyja palët, në fakt. Ajo që nuk është në rregull është adresimi i shqetësimeve të tilla nëpërmjet nxitjes së dhunës dhe trazirave publike. Serbia e di saktësisht se si të veprojë si një fuqi e përgjegjshme! Krishtlindje do të thotë paqe”, ka shkruar ai.

Dje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se pas Krishtlindjes do të takohet me komandantin e KFOR-it, për të sqaruar se si do veprohet me barrikadat në veri të Kosovës.

Për shkak se barrikadat kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë – këto dy pika janë mbyllur për qarkullim./REL

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'Po ndërtojmë institutin e fëmijëve në konklikt me ligjin', Rama: Programi i fermës në shkollës, fëmijët të kuptojnë që domatja s'bëhet në TikTok

'Po ndërtojmë institutin e fëmijëve në konklikt me ligjin', Rama: Programi i fermës në shkollës, fëmijët të kuptojnë që domatja s'bëhet në TikTok