Tensionet në Kosovë/ Osmanit i kërkohet të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri! Borrell takon veçmas Kurtin dhe Vuçiç në Paris

Tensionet në Kosovë/ Osmanit i kërkohet të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri! Borrell takon veçmas Kurtin dhe Vuçiç në Paris

Kryeministri i Kosovës, Kurti dhe Borrell

KOSOVË- Ministria e Administrit të Pushtetit Lokal i ka dorëzuar dje shkresë presidencës së Kosovës Vjosa Osmani përmes së cilës i kërkohet që të shpallë zgjedhjet në veri të vendit, pas dorëheqjes së kryetarëve në katër komuna atje. Në shkresë, presidentes i kërkohet që t’i shpallë zgjedhjet pas dorëheqjes së kryetarëve në komunën e Mitrovicës Veriore, Zveçanit, Zunik Potokut dhe Leposaviqit.

Ndërkohë përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, zhvilloi takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Paris, ku po mbahet Forumi i Paqes. Në këto dy takime ishte i pranishëm edhe Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Në takimet me liderët nga Prishtina dhe Beogradi, përfaqësuesit e BE-së diskutuan për dialogun Kosovë – Serbi, gjendjen aktuale në veri të Kosovës, si dhe planin franko-gjerman si propozim për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit janë ende me tensione për shkak të vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për targat brenda territorit të Kosovës. Veriu i Kosovës pati tensione, protesta, dorëheqje të kreut të listës serbe dhe deputetëve në veri madje edhe mungesë përkrahjeje nga ndërkombëtarët. I nxitur nga këto tensione, kreu i qeverisë së Kosovës u shpreh se nuk do tërhiqet nga ky vendim dhe çdo provokim nga ana e Serbisë bëhet me qëllim prishjen e marrëveshjeve të 2013  madje dhe tentativë për t’iu shmangur negociatave për propozimin franko-gjerman.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:59
Albin Kurti: Ushtria është detyra dhe projekti ynë madhor

Kryeministri Albin Kurti thotë se Ushtria e Kosovës po forcohet e po zhvillohet për të siguruar e ruajtur paqen, demokracinë dhe progresin.

Në një postim në Facebook, Kurti ka ndarë disa foto nga kazerma “Adem Jashari” këtë të premte, ku u betuan 311 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe morën statusin Ushtar i Kosovës.

“Ushtria është detyra dhe projekti ynë madhor Në kazermën “Adem Jashari” sot u betuan 311 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe morën statusin Ushtar i Kosovës.

Ndërsa dje, me shumicë votash Kuvendi miratoi tri projektligje që fuqizojnë bazën ligjore për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së dhe të drejtat e obligimet për pjesëtarët e FSK-së: plotësim-ndryshimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për Ministrinë e Mbrojtjes.

Ushtria jonë po forcohet e zhvillohet për të siguruar e ruajtur paqen, demokracinë dhe progresin. U jemi mirënjohës partnerëve, vendeve mike e aleate për gjithë përkrahjen në modernizimin dhe trajnimin e FSK-së.”, shkruan Kurti në Facebook.

 

Ora 16:23
Borrell takon ndaras Kurtin dhe Vuçiçin në Paris! Presidenti serb: Të themelohet Asocacioni i komunave serbe

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u takua të premten me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Paris, ku po mbahet Forumi i Paqes. Në këto dy takime ishte i pranishëm edhe Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Në takimet me liderët nga Prishtina dhe Beogradi, përfaqësuesit e BE-së diskutuan për dialogun Kosovë – Serbi, gjendjen aktuale në veri të Kosovës, si dhe planin franko-gjerman si propozim për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Të premten pasdite, në takim me Borrellin dhe Lajçakun, Vuçiçi tha se diskutoi për situatën aktuale në Kosovë, rrugën e Serbisë drejt BE-së dhe harmonizimit të politikave të jashtme të Serbisë me ato të BE-së.

“Unë e theksova se është e rëndësisë së veçantë që institucionet evropiane dhe vendet anëtare të BE-së të mbajnë qëndrim të prerë se Prishtina duhet të nisë përfundimisht t’i kryejë obligimet e veta, që, pikë së pari, kanë të bëjnë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, shkroi Vuçiçi në Instagram.

Pas takimit, ai tha se nuk beson që një zgjidhje do të arrihet në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së, që do të zhvillohet më 14 nëntor. Ndërkohë, tha gjithashtu se Kurti ka mbështetjen e Gjermanisë brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe jashtë BE-së për çdo lëvizje që bën, kështu që shefi i diplomacisë së BE-së, Borrell, nuk mund të bëjë asgjë.

“Nëse duan t’i vënë Prishtinës kushte, gjithmonë e kanë mundësinë ta bëjnë këtë. Por, është e qartë që nuk do ta bëjnë”, tha Vuçiçi.

Ai shtoi se Prishtina do ta dëshmonte kështu përkushtimin për vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen e problemeve që kanë mbetur të hapura.

“Ne u pajtuam që është e nevojshme të ulen të gjitha tensionet, të qetësohet situata dhe të zgjidhen problemet në mënyrë të arsyeshme, siç insiston gjithmonë Serbia”, tha presidenti serb.

Më herët të premten, me përfaqësuesit e BE-së kishte mbajtur takim edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Të pranishëm ishin edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, dhe këshilltarët e kryeministrit, Jeton Zulfaj dhe Fisnik Korenica.

Pas takimit, Kurti tha se nuk duhet të humbet fokusi nga marrëveshja finale shkaku i problemeve të fundit.

“Ne nuk duhet t'i vonojmë bisedimet për marrëveshjen ligjërisht të obligueshme, ndërkohë që i adresojmë çështjet aktuale”, shkroi Kurti në Twitter./ REL

Ora 13:39
Tensionet në veri të Kosovës/ Haradinaj s’bie dakord me vendimet e Kurtit, propozon rezolutë dhe kërkon interpelancë  

1668170697_hajradinaj.JPG

Kreu i AAK-së , Ramush Haradinaj, përmes një konference të jashtëzakonshme ka propozuar një rezolutë katër pikëshe të cilën ai thotë do ta dërgojë në Kuvendin e Kosovës për votim. Haradinaj ka thënë se ka drejtuar një shkresë në Kuvend duke kërkuar me urgjencë mbajtjen e një seance me pikë të vetme, interpelancë me kryeministrin Albin Kurtin.

Ja çfarë kërkon Haradinaj:

  • 1. Qeveria të marr vendim menjëherë për shtyrje të vendimit për targa deri në marrëveshjen finale për njohje me Serbinë
  • 2. Institucionet e Kosovës fillojnë dialogun intensiv me serbët e Kosovës për t’u kthyer në institucionet e Kosovës
  • 3. Qeveria të nisë komunikimin intensiv me faktorët relevantë në vend, përfshirë opozitën, si nevojë e daljes nga gjendja e krijuar
  • 4. Të kërkohet një samit në SHBA, takim disaditorë deri në përmbylljen e marrëveshjes finale për njohje Kosovë-Serbi
Ora 13:38
Osmani fton partitë për caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetarë të komunave veriore

1667583412_thumbsbc5d3667d98438aa6b840c5375ec351537.jpg

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka ftuar partitë politike në vend për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave të veriut të vendit.

Një ftesë e tillë është dërguar pasi që kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • karadakliu: 14/11/2022 09:00

    Mos proklamoni ndertime per gjera te ndertuara.FSK eshte ushtri e ndertuar. Si dhe gjitha struktuarat te tjera shteterore i keni te ndertuar,te gatshme, vetem vazhdoni ti perkryeni.Mos ia beni si me Institun e Krimeve te luftes,Ishte,u shua dhe po rithemelohet perseri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike