Gjatë një vizite në Korçë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është pyetur për tensionet në veri të Kosovës. Peleshi tha se Shqipëria inkurajonte dialogun dhe se Kosova ishte në të drejtën e vetë kur kërkonte reciprocitet me Serbinë.
“Komenti im është ai i qeverisë Shqiptare. Ne inkurajojmë dialogun dhe është në gjithë të drejtën e vetë të kërkojë reciprocitet. Kosova është një vend i pavarur e i pacënueshëm padyshim, por vetëm rruga e dialogut është rruga që do të zgjidh të gjitha çështjet është parësor për të gjitha vendet tona, drejt destinacionit të vetëm që Ballkani Perëndimor ka dhe ai është integrimi në strukturat Euro-Atlantike. Ne jemi 3 nga 6 vendet që gjysmën e rrugës e kemi kryer, pra jemi anëtarë të NATO-s, por jemi ende në rrugëtimin e BE-së”-tha Peleshi.
Teksa nënvizoi se Serbia kishte agjende të ndryshme nga vendet e tjera sa i përket anëtarësimit në NATO, ministri tha se të gjithë shtetet e tjera të rajonit duhet të ndiqnin destinacionin e tyre. Ndërkohë shtoi se e vetmja mënyrë për arritje në të ardhmen ishte ulja në tavolinë Serbisë dhe Kosovës.
“Integrimi është axhendë e të 6 vendeve. Serbia ka axhendë të ndryshme nga ne përsa i përket integrimit në NATO, por të gjithë vendet e tjera rrugën drejt NATO-s e kanë destinacionin e tyre.
Pra inkurajojmë dialogun, uljen në tavolinë, teksa kemi disa vite që është një proces që po ndodh dhe jo një apel përsa i përket të ardhmes. Dhe është mirë që të gjitha arritjet të mbahen dhe të ndërtohen mbi dialogun”- u shpreh ministri.
Ndërkohë ditën e djeshme, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani caktoi datën 18 dhjetor për zgjedhje lokale në komunat në veri të vendit, ku zyrtarët serbë kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 2979
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rritet çmimi i apartamenteve në Korçë dhe Pogradec, deri në 1 mijë € metri katror! Agjenti imobilar: Kërkesa të larta nga Tirana e Durrësi! S’mbetet pas as diaspora
25 Nëntor, 19:48
-
E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që drejtonte zetorin (EMRI)
25 Nëntor, 19:18
-
Data për zgjedhjet 2025/ PS dhe Celibashi i propozojnë presidentit 11 majin, Klosi: T'ju lemë më shumë kohë emigrantëve! PD refuzon konsultimet, Berisha: 'Haram Bego' vendos çfarë i thotë Rama
25 Nëntor, 08:20
-
Ersekë/ Flakët shkrumbojnë magazinën me bazë ushqimore, 2 zjarrfikëse në vendngjarje për të shmangur përhapjen e vatrës në banesa (FOTOT)
24 Nëntor, 19:15
-
Udhëtim mes dy kohëve, veprat e realizmit socialist shfaqen në Korçë përmes projeksioneve digjitale
23 Nëntor, 17:01
-
Korça 'mbulohet' nga bora! Disa fshatra pa energji elektrike
23 Nëntor, 12:42
-
‘S’është koha për bashkim me Shqipërinë’, Kurti: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja, duhet të jemi të përgatitur për këtë
22 Nëntor, 10:32
-
Maliq/ Zjarri shkrumbon banesën, shkak dyshohet shkëndija elektrike! Dëme të shumta materiale, s’ka të lënduar
21 Nëntor, 18:26
-
Korçë, 13 vjeçari shkon në shkollë me biçak, ia gjejnë në çantë
21 Nëntor, 12:01
-
Korçë/ Sherr mes fëmijëve në Bulgarec gjatë lojës së futbollit! 12 vjeçari goditet me gur dhe përfundon në spital
19 Nëntor, 16:32
-
Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës, restaurim total i godinës, pa prishur vlerat historike
19 Nëntor, 15:53
-
Sot dita ndërkombëtare e të drejtave të fëmijëve/ Të rinjtë marshojnë në Maliq: Na mbroni
19 Nëntor, 15:35