Pas bisedimeve të dy negociatorëve për dialogun Kosovë-Serbi dje në Bruksel, kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga BE së të tregojë vendosmëri për të siguruar një zbatim sa më të shpejtë të Marrëveshjes Themelore. Për kreu qeverisë shqiptare, Rajoni nuk mund të bëhet peng i një krize pafund mes Kosovës dhe Serbisë.

Nuk mund të lejojmë, shton Rama, që as Kosova Veriore, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendore është i paqartë, të bëhet një Donbas i vogël nga mosngritjet e nxitura nga Rusia dhe as Dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër, nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të.

Sipas Ramës diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë.

'BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore. Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të lejojmë që as Kosova Veriore, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendore është i paqartë, të bëhet një Donbas i vogël nga mosngritjet e nxitura nga Rusia dhe as Dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër, nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të! Diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë.'- shkruan Rama.

Dy negociatorët për dialogun Kosovë-Serbi Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç kanë përfunduar mbledhjen në Bruksel. Ende nuk ka prononcime rezultatin e bisedimeve gjatë këtyre takimeve. Edhe pse ishte paralajmëruar se do të kishte një takim tripalësh, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Fillimisht, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes dy vendeve, Miroslav Lajçak, ka pasur takim me shefin e delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviç, që ka zgjatur rreth 2 orë dhe pastaj ka nisur takimi me delegacionin e Kosovës. As nga delegacionet e Kosovës, e as nga BE-ja, nuk janë dhënë informacione rreth rrjedhës së takimeve.