Tensionet në veri të Kosovës, Lajçak bisedime të ndara me dy negociatorët në Bruksel! S'dihet nëse do të ketë takim tripalësh

Tensionet në veri të Kosovës, Lajçak bisedime të ndara me dy negociatorët në Bruksel! S'dihet nëse do të ketë takim tripalësh

Petar Petkoviç dhe Besnik Bislimi në Bruksel

BRUKSEL- Dy negociatorët për dialogun Kosovë-Serbi Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç kanë përfunduar mbledhjen në Bruksel. Ende nuk ka prononcime rezultatin e bisedimeve gjatë këtyre takimeve. Edhe pse ishte paralajmëruar se do të kishte një takim tripalësh, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Takimet nisën pas orës 9:30 të mëngjesit. Fillimisht, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, ka pasur takim me shefin e delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq, që ka zgjatur deri pas orës 12:00.Pastaj ka nisur takimi me delegacionin e Kosovës. As nga delegacionet e Kosovës, e as nga BE-ja, nuk janë dhënë informacione rreth rrjedhës së takimeve.

Më 10 korrik, Bashkimi Evropian dhe Kosova ranë dakord për një sërë hapash që Kosova duhet t'i ndërmarrë si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën e krijuar në veri të vendit. Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë hapat do të "finalizohen brenda një periudhe dyjavore".

Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të larta që disa javë, sidomos në muajin qershor.

Situata është përkeqësuar pasi serbët lokalë në komunat në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok – kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë, me asistimin e Policisë së Kosovës, në ndërtesat komunale.

Krytarët i kanë fituar mandatet në zgjedhjet e mbajtura në prill të këtij viti, të cilat i kanë bojkotuar serbët. Për shkak të mosdëgjimit të këshillave të faktorit ndërkombëtar për dhënie fund të krizës, Kosova është përballur me masa ndëshkuese nga BE-ja.

Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011. Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:05
Përfundojnë takimet në Bruksel

1689779211_bislimipetkoviqlajcak.jpg

Në Bruksel kanë përfunduar takimet në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.

Edhe pse burimet e Bashkimit Evropian kishin thënë se synim ishte që delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të takohen edhe mes vete, një takim trelateral nuk ka ndodhur.

Po ashtu, ende nuk ka prononcime për rezultatin e bisedimeve gjatë këtyre takimeve.

Takimet kanë nisur pas orës 9:30 të mëngjesit.

Fillimisht, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, ka pasur takim me shefin e delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviç, që ka zgjatur deri pas orës 12:00. Pastaj ka nisur takimi me delegacionin e Kosovës.

As nga delegacionet e Kosovës, e as nga BE-ja, nuk janë dhënë informacione rreth rrjedhës së takimeve.

Ndërkohë, në Bruksel po qëndron edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ai, po ashtu, është paralajmëruar se do të zhvillojë takim me Lajçakun.

Sipas burimeve të BE-së, janë dy qëllime kryesore që Lajçaku do t'i ketë në bisedimet me shefat e dy delegacioneve. I pari është fokusi në zbatimin e plotë të Marrëveshjes që shpie drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi - e arritur gojarisht në muajin shkurt në Bruksel - si dhe të aneksit për zbatim, i dakorduar në Ohër në muajin mars.

Qëllimi i dytë është të diskutohen hapat për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja