Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan ka deklaruar se Turqia nuk do të tërheqë trupat e saj nga veriu i Irakut.

“Tërheqja nuk është temë diskutimi për momentin”, ka thënë presidenti turk.

Deklarata është bërë pak pasi Kryeminsitri i Turqisë, Davutoglu ka biseduar me nënpresidentin amerikan, Joe Biden kur ky i fundit i ka kërkuar që të ulen tensionet mes Turqisë dhe Irakut.

Prej disa kohësh, Turqia ka vendosur trupat e saj afët Mosulit, si pjesë e misionit të trajnimit të koordinuar me qeverinë e Bagdadit.

Shtimi i forcave turke gjatë javës së kaluar, shkaktoi paknaqësi në kryeqytetin irakian.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)