Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Turqia nuk do të tërheqë trupat e saj nga veriu i Irakut.
“Tërheqja nuk është temë diskutimi për momentin”, ka thënë presidenti turk.
Fakti është bërë i ditur menjëherë pasi Kryeminsitri i Turqisë, Davutoglu ka biseduar me nënpresidentin amerikan, Joe Biden kur ky i fundit i ka kërkuar që të ulen tensionet mes Turqisë dhe Irakut.
Dy udhëheqësit, gjatë bisedës, kanë diskutuar rreth zhvillimeve të vazhdueshme në Irak duke vënë në pah rëndësinë e çtensionimit të situatës me qëllim që të respektohet sovraniteti i Irakut.
Turqia prej disa kohësh ka vendosur trupat e saj afët Mosulit, si pjesë e misionit të trajnimit të koordinuar me qeverinë e Bagdadit.
Shtimi i forcave turke gjatë javës së kaluar, shkaktoi paknaqësi në kryeqytetin irakian.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com